Bota

“Kur të vish, derën e ke hapur”- Fshihu SMS-të që kishin shkëmbyer bashkë pasi gjeti trupin e pajetë të efektives, lirohet nga qelia i dashuri i 21-vjeçares

kur te vish deren e ke hapur fshihu sms te qe kishin shkembyer bashke pasi gjeti trupin e pajete te efektives lirohet nga qelia i dashuri i 21 vjecares































Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për Endri Niken, i dashuri i efektives që vrau veten më 24 Maj me armën e shërbimit në banesën e marrë me qira në zonën e Ali Demit.

Aldorjana Loshi

28-vjeçari u arrestua nën akuzën se kreu veprime që pengonin zbulimin e të vërtetës, por togat e zeza e kanë liruar nga qelia.

Çifti raportohet se kishin pasur një konflikt kohët e fundit dhe se prej disa ditësh Aldorjana Loshi nuk i hapte telefonin të dashurit të saj. 21-vjeçarja mësohet se në mesazhin e fundit që i kishte dërguar të dashurit, i kishte shkruar që nëse do të shkonte tek banesa e saj, derën do ta gjente të hapur.

Mësohet se kur i riu nga Kamza ka mbërritur në shtëpinë e saj, ku jetonte me qira në zonën e Alidemit, e gjeti efektiven e policisë të pajetë. 21-vjeçarja kishte qëlluar veten me plumb në zemër.

28-vjeçari ka marrë telefonin e viktimës dhe ka fshirë mesazhet që kishin shkëmbyer sëbashku për të mos u zbuluar lidhja e tyre e më pas ishte larguar nga banesa.

Babai i Endri Nikës mësohet se ishte gjithashtu efektiv policie dhe punonte në të njëjtin komisariat me të dashurën e tij.

Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes, më 24 maj, rreth orës 18:30, në rrugën “Todi Shkurti”.

Efektivja Aldorjana Loshi, prej një viti e gjysëm punonte në komisariatin e policisë nr.5 në Kamëz dhe nuk kishte shfaqur asnjë shenjë depresioni.

Debati me të dashurin dyshohet se mund të ketë qenë arsyeja që mund ta ketë çuar 21-vjeçaren drejt këtij akti të rëndë.

Aldorjana Loshi

Njoftimi i policisë: 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën “Todi Shkurti”, është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetases A. L., dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me shtetasen A. L., në telefonin e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts