Kur tymi të del edhe nga gryka e pushkës

kur tymi te del edhe nga gryka e pushkes





































NGA NDRIÇIM KULLA NDRIÇIM KULLA

Ku e gjen forcën diktatori që udhëheq regjimin në Tiranë që të çudit jo vetëm njerëzit, por edhe kohën me veprimet e tij që dalin në flagrancë të plotë jashtë kontekstit shoqëror, politik dhe demokratik?! Janë kaq ekstreme, harbutë dhe arrogantë, saqë ndaj tyre ose duhet të nënshtrohesh, ose të ngrihesh dhe të luftosh me “pushkë në krahë”. Pushkën në kuptimin e reagimit për të mbrojtur lirinë, se ende ne kemi besim te demokracia. Pushkë në kuptimin e një reagimi ekstrem për të mbrojtur vlerat e demokracisë dhe lirisë, të kërcënuara pa kufi.

Por në këtë luftë edhe koha ka paradokset e saj, të cilat e bëjnë më të detyruar reagimin tonë radikal. Mbas shumë e shumë historisë të përsëritura, ku regjimi ka ushtruar dhunë të hapur, por edhe dhunë presionesh dhe intrigash deri në nivele ndërkombëtare, për ta mbajtur opozitën nën dërrasën e saj si një zog të shtypur, pushteti dje nëpërmjet organeve të diktaturës me qeverisjen e tij nxori edhe grykën e pushkës drejtpërdrejt, në mos për t’i qëlluar, për t’i frikësuar po e po përfaqësuesit e popullit në parlament. A mund të ndodhë kjo në një vend demokratik? A duhet të ndodhë kjo në një shtet me sistem pluralist, t’u vihet përballë pistoleta me krehrin plot me fishekë me vete deputetëve që ushtrojnë të drejtat dhe liritë e tyre për diskriminim e pakufishëm, që po u bën sistemi totalitarist?! Por tashmë jemi përballë faktit të kryer dhe ka nevojë për një gjykim shumë të thellë, në mënyrë që situata të mos eskalojë më tej dhe të shikojmë tymin dhe flakën nëpër rrugët e Shqipërisë, siç dëshiron regjimi.

Një popull i tërë opozitar sot po buçet publikisht, duke konfirmuar diktaturën në Shqipëri. Me protesta, me denoncime, me skandale, me fakte masive, të cilat konfirmojnë vuajtjet e popullit opozitar nën këtë diktaturë. Gazetat dhe mediat më prestigjioze ndërkombëtare, sidomos europiane dhe amerikane, kanë shprehur shqetësimin për narkodiktaturën shqiptare, e cila është nëpërmjet një cikli dekonstruktues po e shkatërron seriozisht demokracinë në Shqipëri. Ne i themi emrin e vërtetë që ka: Diktaturë! Ne vuajmë nën këtë diktaturë dhe duke pasur frikë se kjo diktaturë po ulet këmbëkryq në çdo cep të vendit për një periudhë afatgjatë, siç ka ndodhur me regjimin e Enver Hoxhës, një pjesë e madhe e qytetarëve të këtij vëndi kanë ikur dhe po ikin masivisht…

Çuditërisht, një pjesë e rëndësishme e faktorit ndërkombëtar ose nuk e kuptojnë fare Shqipërinë sot, ose kanë larë duart me të, ose shtyjnë momentin për të mos bërë asgjë dhe nuk mbajnë së paku një qëndrim se janë me demokracinë apo me diktaturën. Janë një sërë i gjatë “pse”-shë, që ndoshta lidhen edhe me një konjukturë, e cila po vepron djallëzisht për një dekadë kundra demokracisë dhe pluralizmit në Shqipëri, ndonëse unë mendoj se cikli i saj është në përfundim e sipër. Megjithatë, kjo duhet nënkuptuar vetëm me rezistencën dhe kundërveprimin tonë energjik, ne mund t’i japim fund asaj. Tymi i ka dalë me kohë diktaturës së Edi Ramës, por dje në sallën e parlamentit, doli hapur dhe gryka e pushkës. Nuk ka rëndësi kush e nxori atë kobure, polici Altin Muço, apo dikush tjetër. Ai ishte një reagim i pushtetit të tmerruar të Edi Ramës, i cili provokoi të jepte në flagëranë nëpërmjet një krimi mesazhin e koduar, se unë ju fus në burg, unë ju vjedh votat, unë ju hap procese gjyqësore kur të dua, unë ju përjashtoj nga parlamenti, unë ju shpronësoj kur të dua dhe mos harroni, unë iu vë edhe grykën e pushkës në grykë dhe s’keni çfarë të më bëni.

ISHTE GRYKË PUSHKE APO SHKOP GOME?

Në këtë furtunë justifikimesh që ka ndezur regjimi, si gjithmonë për të fshehur të vërtetën, flet fakti që ka ardhur dje në sytë e publikut me foto. Flasin filmimet, flasin dëshmitarët që janë përfaqësues të popullit dhe nuk është dhe kaq e lehtë që regjimi ta fshehë më tej krimin siç ka bërë pafundësisht 12 vjet me radhë, ku ka dendësuar errësirën për të gjitha krimet e tij.

Dje në parlamentin shqiptar ishte një skenë shumë e rëndë e gjenocidit politik mbi opozitën. Në fakt, ajo skenë është Shqipëria e sotme në miniaturë, e cila tregon qartë se çfarë po bëhet me regjimin demokratik, me institucionet demokratike, me parlamentin dhe me rendin në këtë vend. Gryka e pushkës dje në parlament e bëri më të qartë, se qeveria teknike është e vetmja rrugë për të shkuar në zgjedhjet parlamentare të 2025.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →