Qindra besimtarë myslimanë kanë falur namazin e Kurban Bajramit në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë.
Filantropi dhe humanisti Kadri Morina, një ndër kontributorët e restaurimit të Xhamisë së Ethem Beut jo vetëm një faltore për edhe monument kulture, dhe pjesëmarrës në këtë ngjarje, u shpreh se e sotmja është një ditë harmonie që bashkon shqiptarët.
Morina, kontributet e të cilit janë të shumta, ndau mesazhin se “pasuria e të pasurit duhet të jetë edhe pasuria e të varfrit”.
“Sot është një ditë e bukur, shumë e madhe. Gëzuar të gjithë shqiptarëve. Është një ditë harmonie që bashkon shqiptarët. Duhet të kemi parasysh sipas udhërrëfyesit, Kuranit, pasuria e të pasurit duhet të jetë edhe pasuria e të varfrit. Duhet të jetë për gjithë njerëzimin. Pasuria nuk e pasuron njerëzimin, është ajo që ti mendon dhe jep për të tjerët”, u shpreh ai
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co