“Kurrë në Serbi, e pamundur”, Skënder Gega flet për çështjen “Partizani”, analizon edhe Kombëtaren: Pro Sylvinho-s, por të jetë më i qartë në zgjedhjet e tij (VIDEO)

kurre ne serbi e pamundur skender gega flet per ceshtjen partizani analizon edhe kombetaren pro sylvinho s por te jete me i qarte ne zgjedhjet e tij video
kurre ne serbi e pamundur skender gega flet per ceshtjen partizani analizon edhe kombetaren pro sylvinho s por te jete me i qarte ne zgjedhjet e tij video

Skënder Gega, trajneri i mirënjohur, i ftuar në “News24”, në emisionin “Sport News” të moderuar nga Trevisa Tufa, analizoi fillimin e sezonit të ri, skemën, ekipet favorite, ndërsa u ndal mbi të gjitha tek ish ekipi i tij, Partizani. Gega preku edhe çështjen e trajnerit të ri, ku ulja në stol e tekniku serb Veselinovic ka shkaktuar jo pak zhurmë. Gega analizoi edhe ekipin përfaqësues, çfarë presin nga Liga e Kombeve, kontrata e Sylvinho-s dhe disa tema të tjera jo pak të debatueshme:

[embedded content]

 -Gega, të mungon aksioni, të mungon pankina?

Me mungon te jem i sinqertë, s’ka sportistë apo trajnerë që kur shikon ndeshje apo ish ekipin e tij, të mos të japi atë ndjesinë e kthimit mbrapa, por futbolli është riciklim.

-E sigurt është që ju i mungoni futbollit, çfarë mund ta kthejë sërish Gegën në stol, çfarë projekti mund t’iu bind?

Unë pata eksperienca të mira, e disa jo të mira sa i takon kohëzgjatjes. Unë s’kam sekrete. Te Partizani kam qenë më komod, si në shtëpinë time, kam lidhje me atë skuadër, me historinë e fanellën e atij klubi. Duhet respektuar çdo lloj klubi dhe çdo projekt. Kam qenë larg fushës por jo larg futbollit, po e shijoj këtë pozicion.

 -Jeni një i përjetshëm në shtëpinë e kuqe, te Partizani, skuadër që pak ditë më parë prezantoi trajnerin e ri, bëri shumë zhurmë fakti që i besuan stolin një tekniku serb, dua një koment parë nga jashtë si fenomen, a jeni dakord?

Shqipëria është më e hapur. Kosova e ka akoma dhimbjen, po ashtu si edhe ne, ata ndoshta nuk e pranojnë këtë zgjedhje. Une dua ta shoh sportivisht, nga aspekti teknik s’ka asnjë lloj problemi që një trajner serb të vijë te Partizani. E vështirë t’i bësh të gjithë të lumtur. Janë afruar 9 trajnerë pas meje. Asnjëherë s’kam dëshiruar që Partizani mos të ketë sukses. Unë uroj që ata të kenë bërë zgjedhjen e duhur. Në fund të fundit futbolli është kthyer edhe në biznes. Uroj të shkojë mirë. Patjetër që të tilla lëvizje krijojnë diskutime. Pas viteve 90 kanë ardhur trajnerë e futbollistë të shumë nacionaliteteve. Duhet të jemi tolerant. Ai ka ardhur për futboll, ndaj duhet ta kalojmë sportivisht këtë vendim të klubit. Shpresoj që gjërat të shkojnë mirë.

 -Nuk besoj se për ju do ishte e lehtë të drejtonit në Serbi, nuk besoj se atje do e pranonin kaq lehtë faktin që mund t’i drejtoj një trajner shqiptar….

Asnjë shqiptar nuk besoj se ka mundësinë të jetë në një stadium në Serbi me një fanellë të kombëtares, ata janë radikal, megjithatë unë s’dua të bëjë politikë. Ne jemi më të hapur, duhet të kemi qëndrimin tonë, por fakti është që kemi patur shumë trajnerë e futbollistë nga Serbia. Edhe kur kam patur në ekip futbolliste serbë, në kohën kur trajnoja kam mbajtur qëndrimin tim si profesionist, por gjithsesi nuk është e drejtë që ne i pranojmë e ata jo.

-Pse vuan kaq shumë Partizani në stol, pse e ka të vështirë të gjej stabilitet, jo vetëm Partizani, por thuajse të gjithë klubet shqiptare, pse nuk kanë durim, përjashto Egnatian…

E vërtet durimi na mungon gjenetikisht jo vetëm në sport. E rëndësishme është që situatat të menaxhohen. Duhen njerëz të besueshëm pranë klubit, për të vlerësuar zgjedhjet. Ka ndodhur edhe përpara, uroj mos të zgjasin shumë. Në Shqipëri nuk pranohet humbja, ndoshta mësojmë nga gabimet. Psh javën e kaluar u largua trajneri i Dinamos pas 2 javëve. Kur ndërtohet diçka,  duhet ndërtuar mbi bazën e besimit reciprok. Kur hyn në garë pa besim, do ishte më e ndershme mos të hysh më mirë fare.

-Çfarë mendimi keni për skemën e re?

Final 4 ka dy anë të medaljes. Nga ana e presionit mendoj se kjo formulë u jep qetësi klubeve kur gabojnë disa ndeshje radhazi, pasi ato kanë mundësi rikuperimi. Edhe në lidhje me vendimet radikale për zëvendësimin e trajnerëve, pas disa rezultateve negative, mendoj se ndikon më pozitivisht. Me formulën e vjetër rivali u shkëpuste në renditje e nëse ti gaboje disa ndeshje radhazi, ishte i pamundur rikuperimi. Ndërkohë që sezonin e shkuar, ekipet pretendente gabuan shumë por arritën Final 4. Ana tjetër, të cilën mund ta konsiderojë si ana paradoksale, pasi një ekip i renditur në vendin e 4-ët mund të rrëmbejë kampionatin megjithëse skuadra e vendit të parë ka kryesuar gjithë vitin. Nuk është formulë e përkryer, por është përgjegjësi e klubeve. Skuadrat e kane pranuar, derisa e pranojnë ata edhe ne duhet ta pranojmë.

-A është sërish Egnatia ekipi për t’u mundur? Ke shihni si favorit këtë sezon?

Egnatia nuk eshte Egnatia e sezonit te shkuar, por ne këto 2 ndeshje ka treguar qe është ekipi më i mirë. Ka stabilitet megjithëse kanë kaluar vetëm 2 ndeshje. E kane ruajtur strukturën, boshtin dhe filozofinë e lojës. Pikët kanë qenë të justifikuara, sepse Egnatia ka shfaqur garanci në lojë. Për mendimin tim ka qenë skuadra më e veçantë.

 -Pse ka një diferencë kaq të madhe mes futbollit vendas dhe ekipit përfaqësues, është thuajse e pamundur që një lojtar vendas të bëhet pjesë e Kombëtares A…

Të vështirë e bëjmë ne, njerëzit që drejtojnë, është punë besimi. Duhet besuar tek dikush e te kesh argument se përse beson. UEFA përcaktoi 26 lojtarë për grumbullim për në Euro 2024, pas propozimit nga UEFA-s, ne ishim një nga ekipet që kundërshtuam. Më erdhi çudi, pasi ne kemi nevojë të kemi sa më shumë lojtarë. Ne duhet te kishim lojtarë nga kampionati ynë. Nëse Sylvinho do të merrte lojtarë nga ekipet U-19 apo U-21 U-19 do ta justifikoja e do të isha dakord, por jo lojtarë që kane vite që ishin zhdukur nga kombëtarja. Do të ishte më e drejtë të thirreshin lojtarë nga kampionati.

 -Gega ishit pro apo kundër rinovimit të Sylvinho-s?

Absoulut pro, per çfarë arsye të jesh kundra. Duhet t’i ndajmë gjerat. Ne bashkohemi shpejtë në raste gëzimi, por në rast të mungesës së suksesit, asnjë s’merr përgjegjësi. Kur del kampion duhen marrë meritat, është e ndershme dhe profesionale. Evropiani ishte standard tjetër, luajtëm me 3 nga ekipet më të mira të Evropës. Kishte gabime, Sylvinho mund të bënte zgjedhje më të mira, por duhet ta pranojmë që ai e ka rinovuar ekipin. Në kualifikuese dolëm para Çekisë dhe Polonisë në grup, me lojë bindëse madje. Shkuam në Evropian, tifozët e përjetuan në mënyrë fantastike. S’ka asnjë lloj arsye që kontrata të mos rinovohej. Duhe madje të kishte rinovuar që përpara Evropinait, pavarësisht se si do të na shkonte Evropiani, fundja nuk është aspak turp të të mundin ekipe si Italia apo Spanja.

Çfarë mësuam nga “Euro2024”? Sa do të na shpërbejë ajo aventurë?

Nga çdo ndeshje mund të nxjerrësh të mirat dhe gjërat negative. Me pak guxim, me zgjedhje më të mira taktike, mund te merrnim pak më tepër. Por gjithsesi Sylvinho nuk duhet gjykuar që s’ka bërë mirë. Kundërshtarët që kishim në grup të imponojnë. Por ne nuk arritëm t’i merrnim të gjithë lojtarëve maksimumin. Në të ardhmen Sylvinho duhet të jetë i më i qartë për zgjedhjet që bën. Ky evropian i dha një leksion, që zgjedhjet mund të ishin bërë pak më ndryshe. Megjithatë ai është njeriu kompetent. Uroj që në vazhdim të bëjë më mirë, duke qenë se tani fituam edhe eksperiencë, pas Euro 2024. Jemi një skuadër modeste, por me dëshirë, e duam futbollin. Kjo gjë na bënë të ndjehemi mirë.

 -Kontrata e Sylivinho-s këtë herë ishte më e qartë, kontratë 1 vjeçare me kusht kualifikimin për në Botëror. Është e drejtë? Sigurusht që ky objektiv është i lidhur ngushtë edhe me shortin, se mund të biem sërish në një grup “ferri”, por duket parë organikën, a mund realisht Shqipëria të arrijë një objektiv të tillë?

 Kur vendosen kushte ka ngërç, krijohet  presion. Ai e ka pranuar kushtin, unë personalisht s’do t’i vendosja kushte trajnerit. Sigurisht gjatë rrugëtimit mund të ketë vendime, apo bisedime lidhur me ecurinë, por jo që në fillim. Ne akoma nuk dimë kë do të kemi rival në grup, ndaj s’kemi se si të vendosim kushte, pasi psh mund të kemi rival Spanjën, s’mund të vendosim kusht të mundim me patjetër një rival si Spanja. Mund të jesh piloti më i mirë në botë, por nëse s’ke një mjet më të mirë se sa rivali nuk mund te fitosh. Shpresoj të bëjë mirë e të marrim maksimumin. Duhet të bëjmë progres e t’u japim mundësinë lojtarëve të rinj.

-Ku duhet të përmirësojmë Gega, ku ka nevojë përfaqësuesja të ndryshojë, të përforcohet?

Nga ndeshje në ndeshje ndryshojnë gjërat. Me Italinë u vendosëm ndryshe në krahasim me skuadrat e tjera. Me Laçin dhe Ramadanin i dhamë ekipit balanca në fushë. Lart kishim probleme, përveç Asanit pjesa tjetër me mungesën e Brojës, aktivizimi i pakët i Mucit, mos thirrja e Uzunit. Të realizosh 12 gola ne La liga nuk është aspak e lehtë. Në këto eliminatore uroj që Sylivnho të jetë më i hapur dhe më i qartë për lojtarët që do të ftojë, përfshirë edhe lojtarë e rinj.

 -Ke fol me Asanin Gega, keni shkëmbyer ndonjë “sms”, të ka pikë të dobët…

Jasiri është “busy” tani i shkruajnë shumë vetë…(qesh). Edhe unë trajnerët e mi të parë i mbaj mend është ndjesi e veçantë. Jasiri ka jetën e vetë, ne jemi në kontakt. Ai të shkruan madje edhe në pushim të ndeshjes ndonjëherë. Ai jeton me futbollin, ka fituar besim e luan pa emocione. Më bëhet qejfi se ka qenë pjesë e Partizanit, duke thyer rregullat që s’ke nevojë të jesh rritur jashtë për të qenë pjesë e kombëtares.  Ai aktualisht po bënë mirë. Kam dëgjuar se do të lëvizë nga klubi. Shpresoj të jetë i qartë e t’i bëjë gjërat sa më mirë. I tillë është futbolli lojtarët rriten ndryshojnë klubet, por marrëdhënia duhet të jetë e mirë dhe suporti i njëjtë. Kam qenë i lumtur për të dhe krenar por jo vetëm për të, pasi në kombëtare pavarësisht se luan te Partizani apo Tirana duhen mbështetur të gjithë.

 -Jeni në një grup me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë, sa shanse ka Shqipëria për të fituar grupin? Në fillim mbase buzëqeshëm kur pamë Gjeorgjinë, por në Evropian ishin një nga surprizat e mëdha…

Kur e ngarkon ekipin me pritshmëri, duhet te jesh i kujdesshëm, duhet te jesh i përulur qoftë edhe kur luan ndaj te njëjtit ekip. Ky është një grup i vështirë. S’duhet të mendojmë që kemi qenë në evropian e do jemi prapë, shembulli më  i mirë është kombëtarja e Italisë. Futbolli është i pamëshirshëm, nëse s’je i përulur. Skuadrat kanë prurje të reja. Duhen parë një nga një. Lojtarët s’mund të kenë ndryshuar për 2 muaj. Uroj të kemi fat e mos të kemi mungesa. Një pjesë e futbollistëve po bëjnë shumë mirë në klubet ku luajnë, jam munduar t’i ndjekë. Për Sylvinhon s’do të jetë e lehtë, deri sa të mbledhë grupin.

 -Dy sfidat e parë janë kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë, sa pikë marrim?

Jam shumë keq me parashikimet. Unë uroj më të mirën. Me mbështetjen që ka ekipi kombëtar, impaktin që ka krijuar, besoj se në Tiranë, do ta ketë të vështirë çdo ekip, por duhet të ruajmë ftohtësinë, mos të jemi emocional. Lojtarët duhet të dëgjojnë udhëzimet e trajnerit. Mendoj se i kemi mundësitë për të arritur sukses.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →