Bota Sport

Kurthe dhe duele/ Leksione “të veçanta” edhe për Kalulun, ja plani i Motës te Juventusi

kurthe dhe duele leksione te vecanta edhe per kalulun ja plani i motes te juventusi





































“I madh Tiago”. Seanca e parë stërvitore e sezonit me dyer të hapura në Kontinasa u hap me zërat e tifozëve që lavdërojnë trajnerin: është shenjë e entuziazmit që qarkullon mes juvetinëve, pjesërisht për debutimin 3-0 kundër Komos dhe pjesërisht për joshja e përhershme e revolucioneve.

tiago-mota

Trajneri buzëqesh dhe përshëndet, pastaj nga sekonda tjetër mendon vetëm për stërvitjen. Në grup edhe nënshkrimi i ri Pier Kalulu në seancën një orë e gjysmë, por jo Arkadiush Milik, ende i padisponueshëm për t’iu bashkuar grupit dhe për rrjedhojë në rrezik të një mungesë të dytë, në Verona.

TOPI DHE RITMI — Kur bëhet fjalë për të punuar në pjesën atletike, theksi francez i përgatitësi Simon Koline ushtron gjithmonë, pastaj në fushën kryesore të qendrës sportive mund të dëgjosh vetëm zërat e lojtarëve dhe atë të Motës që inkurajon ekipin duke i ndërprerë ushtrimet herë pas here për kërkesa specifike.

Shumë e shumë topa në Kontinasa: dy portierë marrin pjesë me radhë në ushtrime kolektive dhe në fokusin e parë në zotërimin e topit ata inkurajohen të menaxhojnë topin me këmbë me pak kohë dhe hapësirë, duke u kërkuar shokëve të ndryshojnë shpejt pozicion.

Të gjitha gjithmonë me intensitet të lartë, me kontraste reale dhe pak kohë të humbur. Vlen të përmenden gjithashtu Manuel Lokateli dhe Nikolo Faxholi si shenja të egra në ndeshjen praktike, një shenjë e vëmendjes specifike të Motës ndaj dy italianëve në vendosjen e manovrës. Për të përfunduar, dy ushtrime paralele për sulm dhe mbrojtje, të përsëritura më shumë për të hedhur pak karburant në këmbë tri ditë para VeronaJuventus.

NJË MËNGJES NDRYSHE- Në fund, risia e së enjtes me dyer të hapura ishte pikërisht prania e publikut (rreth 450 persona), i cili si gjithmonë në këto raste inkurajon të gjithë lojtarët me radhë, duke kërkuar një përshëndetje në këmbim.

Për Tiagon është thelbësore të ndërtohet një grup kompakt dhe kjo mbështetje e drejtë mund të jetë vetëm një shenjë e mirë nga jashtë. Megjithatë, më të njohurit mbeten Dushan Vlahoviç dhe Kenan Jildiz, me veçantinë që Mota përmendet herë pas here. Simboli i një Juventusi në të cilin tifozët kanë filluar të besojnë seriozisht.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts