Kurti-ambasadorëve të QUINT-t: Hiqni masat për Kosovën

kurti ambasadoreve te quint t hiqni masat per kosoven
kurti ambasadoreve te quint t hiqni masat per kosoven

PRISHTINË – Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një takimi me ambasadorët e vendeve të QUINT-it (Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës dhe Italisë), iu ka thënë atyre dhe shefit të zyrës së BE-së në Kosovë, që është e nevojshme që Bashkimi Europian të heqë sa më shpejt masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

Sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit, Kurti u ka thënë ambasadorëve se arsyet për të cilat janë vendosur masat ndëshkuese kanë pushuar në shtator të vitit të kaluar, kur qeveria ka bërë veprimet në krijimin e bazës ligjore për mundësimin e procesit të zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri, raportojnë mediat në Kosovë.

Në komunikatë është bërë e ditur se qëllimi i takimit ishte informimi dhe koordinimi për temat aktuale.

“Fillimisht u diskutua mbi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kryeministri Kurti i falënderoi shtetet e QUINT-it për mbështetjen e vazhdueshme dhe i informoi ata mbi hapat që po ndërmerr vendi ynë në këtë proces, duke i adresuar rekomandimet nga Raporti i Juristëve Eminent. Kryeministri deklaroi se presim avancim në procesin e anëtarësimit, si domosdoshmëri për forcimin e mëtutjeshëm të drejtësisë dhe sundimit të ligjit, dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut të të gjitha komuniteteve në Kosovë”, thuhet në njoftim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →