Kurti e Vuçiç rishihen nesër në Bruksel pas një kohe të gjatë, Borell përmend synimin për “zgjidhje operative”

kurti e vucic rishihen neser ne bruksel pas nje kohe te gjate borell permend synimin per zgjidhje operative
kurti e vucic rishihen neser ne bruksel pas nje kohe te gjate borell permend synimin per zgjidhje operative

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciç, pas një kohe të gjatë do të rishihen të mërkurën në Bruksel pas ftesës së marrë nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell. Siç ka njoftuar BE-ja, liderët ballkanas fillimisht do të takohen ndaras me Borellin, dhe në orën 15:00 është planifikuar takimi i përbashkët trepalësh.

Borell, ndonëse është duke numëruar ditët e tij të fundit në pozitën e kryediplomatit evropian, në prag të këtij takimi të nivelit të lartë Kosovë-Serbi ka thënë se do të përpiqet që në kuadër të negociatave mes dy shteteve të arrihet një zgjidhje operative.

Spanjolli në një konferencë për media ka thënë se marrëveshjet ekzistojnë dhe se tashmë ato vetëm duhet të zbatohen.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →