Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka reaguar në lidhje me takimin e së enjtes mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Ai u shpreh se , nuk beson që del “jashtë temave që Kurti ka prodhuar qe dy vite” e që, sipas tij, “janë ‘vetëmenaxhimi’ i serbëve dhe draft-Statuti i Asociacionit”, raporton Ekonomia Online.
“Produktet e Kurtit në dialog i kemi pa, vetemenaxhimi, Ohri, draft-Statutin që e ka në tavolinë dhe nga BN i kërkohet ta dërgojë në kushtetues. Nuk mund të presim që mund të dalë jashtë këtyre temave. Nuk e di agjendën, mirëpo cka vlerësoj është që komplet angazhimi në këtë takim do të jenë në këto tema që Kurti këto 2 vite, vetëmenaxhimi dhe draft-Statuti…Ai e ka prodhuar këtë”, ka thënë Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co