Kosova

Kurti në takimin me Nussbaumerin falënderon Zvicrën për ndihmën ndaj Kosovës: Mërgata jonë atje fuqizim i bashkëpunimit

kurti ne takimin me nussbaumerin falenderon zvicren per ndihmen ndaj kosoves mergata jone atje fuqizim i bashkepunimit
kurti ne takimin me nussbaumerin falenderon zvicren per ndihmen ndaj kosoves mergata jone atje fuqizim i bashkepunimit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer bashkë me delegacionin zviceran të udhëhequr nga ai.

Takimi filloi me urimin e kryeministrit për mirëseardhje në Kosovë dhe për ditëlindjen e Nussbaumer, të cilit i dëshirojmë shëndet dhe jetë të gjatë.

“Gjatë bashkëbisedimit ndërmjet dy delegacioneve, u diskutua rreth marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar dhe për mundësitë e potencialin që mërgata jonë paraqet për fuqizim dhe thellim të mëtejmë të shkëmbimeve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri Kurti falënderoi shtetin e Zvicrës për mbështetjen e vazhdueshme, rolin që ka luajtur sidomos përgjatë tri dekadave të fundit dhe për vendimin për t’ia vazhduar mandatin Swisscoy-it, kontingjentit të trupave zvicerane në Kosovë në kuadër të KFOR-it, deri në vitin 2026.

Në lidhje me mërgatën në Zvicër, ai theksoi interesimin dhe angazhimin e qeverisë për përfshirje dhe kontribut sa më të madh të saj në zhvillimin ekonomik të vendit.

Kryeministri veçoi shembullin e konsorciumit “Orllati” nga mërgata në Zvicër, i cili doli fitues në ankandin e parë të energjisë solare dhe që planifikon investim prej 70 milionë euro.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts