“Kurti po ushtron dhunë ndaj minoritetit serb”, ministri i Vuçiçit: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën

kurti po ushtron dhune ndaj minoritetit serb ministri i vucicit nuk do ta njohim kurre kosoven
kurti po ushtron dhune ndaj minoritetit serb ministri i vucicit nuk do ta njohim kurre kosoven

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë Millosh Vuçeviç, ka deklaruar se shteti i tij nuk do ta njohë kurrë Kosovën, qoftë edhe me çmimin e mospasjes së serbëve në atë territor.

“Nëse ndalimi i dinarit fillon sot, është mesazh për serbët se nuk mund të mbijetojnë. Kurti nuk ka pse t’u kushtojë vëmendje paralajmërimeve të Quint-it, ai na dëbon dhe terrorizon popullin. Por ai nuk ka asgjë për të fituar nga kjo, ne kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës dhe do të luftojmë për territorin dhe popullin tonë, por është tmerrësisht e vështirë”, tha Vuçeviç, sipas medias serbe Danas.

Vuçeviç shtoi se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po ushtron dhunë ndaj minoritetit serb.

“Presidenti serb Aleksandër Vuçiç mbron interesat e Serbisë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe Kurti inkurajohet të na fusë në konflikte. Kurti po bën një gabim historik, po ushtron dhunë ndaj minoritetit serb, është e paqëndrueshme në planin afatgjatë dhe do të lëndohet. Dhe targat që i kemi lejuar nuk na shqetësojnë fare, “nuk është sukses, por as turp nuk është”, tha Vuçeviç.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →