Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare ka ndërruar jetë më 1 korrik, teksa u nda nga kjo botë në moshën 88-vjeçare.
Pas vdekjes së shkrimtarit të njohur, ka pasur reagime të shumta, ndërsa kontributi i tij është vlerësuar shumë.
Qeveria e Shqipërisë ka shpallur dy ditë zie kombëtare për vdekjen e shkrimtarit të njohur.
Me vendim të Këshillit të Ministrave u vendosi shpallja dite zie kombëtare ditën e martë dhe të mërkurë, përkatësisht në datat 2 dhe 3 korrik 2024, ne nderim të të ndjerit, Ismail Kadare, personalitet i shquar i letrave shqipe.
Për vdekjen e Kadaresë, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Ai tha se Shqipëria, Kosova dhe viset shqipfolëse kanë humbur shkrimtarin më të madh të të gjitha kohërave dhe se bota humbi shkrimtarin e saj më të madh të gjallë.
“Arti dhe kultura jonë i kanë borxh të pamatshëm oqeanit të mendjes së tij. Anija e romaneve të Kadaresë do të lundrojë pafundësisht, për aq sa bota do të ketë lexues dhe shqipja shqiptarë”, tha Kurti.
![Kurti publikon fotografi të Kadaresë, me personalitete të njohura shqiptare 2 Kadare2](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/kurti-publikon-fotografi-te-kadarese-me-personalitete-te-njohura-shqiptare.jpg)
![Kurti publikon fotografi të Kadaresë, me personalitete të njohura shqiptare 3 Kadare3](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/kurti-publikon-fotografi-te-kadarese-me-personalitete-te-njohura-shqiptare-1.jpg)
![Kurti publikon fotografi të Kadaresë, me personalitete të njohura shqiptare 4 Kadare4](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/kurti-publikon-fotografi-te-kadarese-me-personalitete-te-njohura-shqiptare-2.jpg)
![Kurti publikon fotografi të Kadaresë, me personalitete të njohura shqiptare 5 Kadare5](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/kurti-publikon-fotografi-te-kadarese-me-personalitete-te-njohura-shqiptare-3.jpg)
![Kurti publikon fotografi të Kadaresë, me personalitete të njohura shqiptare 6 Kadare6](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/kurti-publikon-fotografi-te-kadarese-me-personalitete-te-njohura-shqiptare-4.jpg)
![Kurti publikon fotografi të Kadaresë, me personalitete të njohura shqiptare 7 Kadare7](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/kurti-publikon-fotografi-te-kadarese-me-personalitete-te-njohura-shqiptare-5.jpg)
![Kurti publikon fotografi të Kadaresë, me personalitete të njohura shqiptare 8 Kadare8](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/kurti-publikon-fotografi-te-kadarese-me-personalitete-te-njohura-shqiptare-6.jpg)
![Kurti publikon fotografi të Kadaresë, me personalitete të njohura shqiptare 9 Kadare9](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/kurti-publikon-fotografi-te-kadarese-me-personalitete-te-njohura-shqiptare-7.jpg)
Albin Kurti ka shpërdarë dhe disa fotografi të Kadaresë, të realizuara ndër vite. Kadare shihet në këto foto me personalitetë të shquara të Shqipërisë e të Kosovës.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co