Kush e ekzekutoi vëllain e Presidentit të Italisë? U eliminua me urdhër të mafies, pikë kthese në hetimet për Piersanti Mattarella-n! Identifikohen dy vrasësit 45 vite pas krimit

kush e ekzekutoi vellain e presidentit te italise u eliminua me urdher te mafies pike kthese ne hetimet per piersanti mattarella n identifikohen dy vrasesit 45 vite pas krimit

Prokuroria e Palermos ka regjistruar procedimin ndaj të dyshuarve, të lidhur me mafian, që dyshohet se janë vrasësit e Piersanti Mattarella, në atë kohë presidenti i Rajonit të Siçilisë, i cili u ekzekutua më 6 janar 1980 në Palermo.

Piersanti Mattarella1

Sipas La Repubblica, kjo do të kishte një pikë kthese në hetimet e rihapura për vrasjen e vëllait të kreut aktual të shtetit italian, Sergio Mattarella.

Për vrasjen e Mattarellës u dënuan vetëm nxitësit, anëtarët e Cosa Nostra Cupola. E veja e Mattarellës identifikoi Valerio Fioravantin, kreun e Nar, në fotot e publikuara pas arrestimit si një person shumë të ngjashëm me vrasësin e bashkëshortit (krimi që ndodhi në sy të saj).

Piersanti Mattarella

Valerio Fioravanti dhe Gilberto Cavallini më vonë u shpallën të pafajshëm. Kur kanë kaluar 45 vite nga vrasja, Prokuroria e Palermos ka mbledhur të dhëna dhe prova të reja që forcojnë dyshimet kundër të dyshuarve të rinj.

Bëhet fjalë për persona të lidhur me mafien që qëndron pa vrasësjes së vëllatit të Presidentit aktual të Italisë, Sergio Mattarella .

dsaadmin

Learn More →