Kapiteni është një marinar me përvojë, por u zu në befasi nga stuhia që fundosi jahtin luksoz Bayesian në pak minuta jashtë Sicilisë të hënën. Ky është imazhi i përcjellë nga raportet për kapitenin James Catfield, një nga të mbijetuarit e anijes së mbytur.
Duke folur për një gazetë italiane nga një spital në Palermo ku po trajtohet, Catfield tha se “nuk e prisnim”, duke iu referuar motit të keq që fundosi anijen. Të martën, siç raportohet nga agjencia Ansa, kapiteni u mor në pyetje për më shumë se dy orë, me prokurorët që u fokusuan në rrethanat e aksidentit.
Detari 51-vjeçar, me origjinë nga Zelanda e Re, ka punuar në anije që në moshë të vogël. Vëllai i tij thotë se “ai është një marinar shumë i mirë”, “shumë i respektuar” në Mesdhe , të cilin e njihte mirë. Catfield ka punuar edhe për një miliarder turk.
Më herët ai kishte punuar në industrinë e ndërtimit të anijeve dhe në moshë të re konkurronte edhe si marinar. Jahti luksoz u godit në orët e para të së hënës nga një turbinë uji disa qindra metra larg bregut të Porticello në Sicilinë veriore. Deri më tani janë gjetur gjashtë persona të vdekur, ndërkohë që vijojnë kërkimet për një tjetër person të zhdukur.
Catfield është një nga të mbijetuarit. Ai është në spital, jashtë rrezikut për jetën.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co