Kush janë kundërshtarët e Erion Alibejt dhe pse u përplasën grupet kriminale! Zbulohet çfarë rol pati “Keli i Kiçit”

kush jane kundershtaret e erion alibejt dhe pse u perplasen grupet kriminale zbulohet cfare rol pati keli i kicit

































Emisioni Në Shënjestër i gazetares Klodiana Lala në News24 zbardhi detaje lidhur me përplasjet mes dy grupeve kriminale në Elbasan, njëri prej të cilësve drejtohej nga ‘Krymi” sikundër njihej Erion Alibej. Po kush ishin kundërshtarët e tij, pse nisi përplasja dhe çfarë roli pati “Keli i Kiçit”.

Capture-78-722x450

Përplasjet mes Çopjave dhe Alibejve nisi pas zhdukjes së një sasie prej 50 kg kokainë në Britanë e Madhe, ku dy grupimet fajësuan njëri-tjetrin dhe u përplasën fort.

Hajdar dhe Franc Çopja, nisën eleminimin e anëtarëve të klanit kundërshtar, duke urdhëruar vrasjen e Endrit Alibej, të cilit i shkuan edhe në varrim atë kohë.

Po kush janë kundërshtarët e Erion Alibej? Përse u përplasën dy grupet kriminale dhe ku ndodhen armiqtë e tij?

Hajdar Çopja i cili mban edhe mbiemrin Bako, i njohur si Dari dhe vëllai i tij Franc Çopja, janë krerët e grupit kundërshtar të Erion Alibej.

Përplasjet mes Çopjave dhe Alibejve nisi pas zhdukjes së një sasie prej 50 kg kokainë në Britanë e Madhe, ku dy grupimet fajësuan njëri-tjetrin dhe u përplasën fort.

Hajdar dhe Franc Çopja, nisën eleminimin e anëtarëve të klanit kundërshtar, duke urdhëruar vrasjen e Endrit Alibej, të cilit i shkuan edhe në varrim atë kohë.

Mikael Qose i njohur si Keli Kiçit, u shpall në kërkim për Masakrën e Bradasheshit.

Ai njihet si njeriu i besuar i Hajdar dhe Franc Çopjas, të dy sot të arrestuar.

Më pas spastruan edhe njerëzit e tjerë të besuar të grupimit Alibej.

Një nga atentatet që dyshohet se urdhëruan Çopajt, është ai ndaj Andi Zylyfit, kushëririt të Alibej.

Zylyfi u qëllua për vdekje më datë 13 Dhjetor 2019, në rrugën Peqin-Elbasan.

Si dhe Klevis Kapllanit më datë 15 Shtator 2020 në Rrogozhinë, mik me Alibej,

Një tjetër viktimë e përplasjes mes këtyre dy grupeve ishte Arjan Spahiu i njohur si Arjani Vogël.

Ai u qëllua për vdekje ne Belgjikë.

Arjani vogël njihej si financieri i grupimit Alibej.

Për vrasjen e tij belgët kanë ngritur akuzë zyrtare ndaj Franc Çopjas dhe tashmë ai është ekstraduar në Belgjikë nga Dubai.

I fundit është atentati ndaj Aleksandër Bahos i njohur me nofkën ‘Sakati’ dhe vëllait të tij që mbeti viktimë.

Media Belge

Shqiptari Franc Gergely alias Franc Çopja nga Elbasani, 31 vjeç, është krimineli i parë i drogës i ekstraduar nga Dubai në Belgjikë. Gergely njihet si një lider klani që konsiderohet përgjegjës për të paktën nëntë vrasje. Ai u ekspozua së fundmi nga mesazhet e deshifruara të Sky EÇ, ku fliste me bashkëpunëtorët e tij

Ekzekutimi i drejtpërdrejtë i shqiptarit Ardit Spahiu më 27 nëntor 2020 ishte një dhunë e paprecedentë edhe për botën e krimit të Brukselit.

Hetimi zbuloi se urdhri fillestar ishte vrasja e të gjithë familjes së tij.

Po kështu u arrestua në Dubai edhe Hajdar Çopja. Edhe ky si porositës dhe financues i vrasjeve të ndodhura në Elbasan, ku në shënjestër të tij, ishin pjesëtarë të grupit të Erion Alibej.

Policia e Shtetit

Hajdar Bako alias Hajdar Çopja alias Hajdar Hysa, 40 vjeç, i lindur në Elbasan, u arrestua në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi është i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’.

Në vitin 2017, në fshatin Katund i Ri, ky shtetas, së bashku me 4 të tjerë, është implikuar në një konflikt, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri dhe janë plagosur 3 shtetas.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →