“Kush kërkon t’i fusë duart në fyt opozitës, do të marrë përgjigjen e merituar”, Tedi Blushi: Koha për aksion politik që do ta shuajë këtë farë të keqe

kush kerkon ti fuse duart ne fyt opozites do te marre pergjigjen e merituar tedi blushi koha per aksion politik qe do ta shuaje kete fare te keqe
kush kerkon ti fuse duart ne fyt opozites do te marre pergjigjen e merituar tedi blushi koha per aksion politik qe do ta shuaje kete fare te keqe

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi, në protestën që po mbahet para godinës së bashkisë, u shpreh se kushdo që do të kërkojë t’i fusë duart në fyt opozitës, do të marrë përgjigjen e merituar.

Ai u shpreh se ka ardhur koha për aksion politik që do të largojë nga pushteti mazhorancën.

Blushi ka treguar edhe pak nga eksperienca e tij në komisariat ku u shoqërua pak ditë më parë pas tensioneve dhe konfliktit në mbledhje e këshillit bashkiak.

[embedded content]

“Më mbyllën 5 orë në komisariat dhe menduan se do më trembin. E kanë marrë përgjigjen qe meritonin të gjithë narkopolicët.

E dini pse vijmë me kasketa tha njëri se kemi turp t’u dalim para fëmijëve e të shkojmë në shtëpi mos na pështyjnë prindërit.

Ja pse në 40 gradë detyrohen të vijnë me maska në fytyrë.
Kush kërkon t’i fusë duart në fyt opozitës do të marrë përgjigjen e merituar siç e mori në mbledhjen e fusnit të Këshillit.

Ka ardhur dita që me këta horra të sillemi ashtu siç e meritojnë.

Koha për aksion politik që do ta shuajë këtë farë të keqe, sepse këta nuk mund tua thyejnë krahët shqiponjave.
Jemi popull që kemi hedhur në det perandori”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →