Vizita e “tik tok”-it Speed në ambientet e Milanit ishte një lëvizje marketingu që duhet të sillte më shumë ndjekës, por mund të rezultojë në një bumerang për klubin kuqezi e sidomos për Zlatan Ibrahimoviçin.
Suedezi ka qenë në një nga dyqanet zyrtare të “Djallit” dhe në prani të Speed-it ka pranuar të bëjë disa skeçe. Pas driblimeve dhe shakave, në një moment Ibra ka thënë: “Kush lëviz i pari është homoseksual.” Si drejtuesi ashtu edhe “tik tok”-ri kanë qëndruar pa lëvizur për më shumë se tri minuta, deri sa Speed ka vendosur të mos e vazhdojë lojën. Gjithçka mes të dyve ka përfunduar me të qeshura, teksa në rrjet kanë nisur reagimet e shumta në lidhje me qasjen homofobike të shfaqur nga dyshja.
E teksa influenceri po vetëmbrohet, në ndihmë të Ibrës ka dalë klubi që me një deklaratë për mediat, përveç se ka sqaruar se video nuk është prodhuar Milani, duke shtuar se: “Milani ka qenë gjithmonë kundër homofobisë dhe këtë e ka vërtetuar me qëndrime dhe projekte konkrete.”
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co