Shqiperia

“Kush nuk është në protestë është me Edi Ramën”/ Debat midis sekretarit të Përgjithshëm të PL-së dhe analistit Baçi

kush nuk eshte ne proteste eshte me edi ramen debat midis sekretarit te pergjithshem te pl se dhe analistit baci
kush nuk eshte ne proteste eshte me edi ramen debat midis sekretarit te pergjithshem te pl se dhe analistit baci

Protesta e sotme e opozitës u kthye në debate të forta në studion e “Open” në News 24 midis sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe analistit, Agim Baçi. Reagimi erdhi pas deklaratës se kush mungonte në protestën e opozitës në kampin opozitar i shërbente Edi Ramës.

Pjesë nga debati:

Baçi: Mendoj që edhe entuziazmi po të shihni edhe fjalimin e Berishës, Bardhit dhe Nokës, ishte ideja që më në fund dha rezultatin e vet dhe është për të bashkuar edhe pjesën tjetër të opozitës që kanë një rrugëtim të përbashkët. Dua t’i bëj një pyetje z.Blushi, kur thua 11 vjet përfshini edhe 4 vite të LSI-së në pushtet bashkë me Edi Ramën?

Blushi: Nëse më evidentoni një rast që ish-LSI…A i dini arsyet pse u prish koalicioni.

Baçi: Nuk ka asnjë deklaratë të LSI, në 4 vite në pushtet me Edi Ramën. Pasi iku ishim të gjithë të mençur.

Blushi: Kjo është arsyeja pse ikëm!

Baçi: Dash Shehi është me Edi Ramën? Politika e thashethemit në Shqipëri….

Blushi: Më thuaj një protestë të Lulzim Bashës. A keni një protestë?

Baçi: S’ka pasur! Kjo është e para që organizon opozita. Më thuaj një protestë që ka bërë partia juaj. Nuk kam ardhur të mbroj Lul Bashën. Ti the që kush nuk ka qenë në protestë është me Edi Ramën.

Për më tepër ndiqni videon:

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts