Bota Sport

Kushtoi 60 milionë euro, por Dani Olmo nuk federohet te Barcelona

kushtoi 60 milione euro por dani olmo nuk federohet te barcelona




































Problemet financiare të Barcelonës janë bërë dhe një tjetër sezon problem i saj kryesor në federerimin e lojtarëve. Kështu po ndodh dhe pak orë nga ndeshja e parë e sezonit në La Liga kundër Valencias.

olmo

Ndonëse ekipi mund të federojë lojtarë deri 5 minuta para nisjes së takimit (sipas rregullores), pak gjasa ka që diçka e tillë të ndodhë. Dhe një nga mungesat e mëdha të Barcelonës në “Mestalla” do të jetë afrimi i verës, Dani Olmo. Trajneri gjerman, Hansi Flik e ka konsideruar se është shumë herët që ai t’i bashkohet skuadrës pasi ka vetëm një javë që stërvitet me pjesën tjetër të lojtarëve.

Ideja është që ai të qëndrojë në Barcelonë për të vazhduar punën e tij dhe të mos udhëtojë në Valencia me ekipin. Por në fakt, Barcelona ende nuk e ka federuar lojtarin, i cili do t’i kushtojë arkave të klubit plot 60 milionë eurove mes kostove fikse dhe atyre të ndryshueshme.

INJIGO MARTINEZ – Por për Barcelonën ka pasur dhe lajme pozitive nga fronti i regjistrimeve. Mbrojtësi Injigo Martinez është federuar dhe do të jetë në Valencia. Ka qenë këmbëngulja e trajnerit Flik që ka vënë në lëvizje klubin. Në rastin e Injigos, klubit i ka ardhur në ndihmë mbrojtësi i dëmtuar Ronald Arauho.

Barcelona ka përdorur formulën e përdorimit të 80% të transferimit të një lojtari të dëmtuar për më shumë se katër muaj për të regjistruar mbrojtësin bask në kohë për debutimin e tij në La Liga. Pablo Torre dhe Mark Kasado gjithashtu janë regjistruar. Gjithashtu në orët e fundit është federuar dhe Pau Viktor, që ka qenë protagonist në takimet miqësore gjatë fazës përgatitore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts