Një Ferrari F40, me vlerë 750 000 dollarë, u harrua për një dekadë në një garazh në Mynih nga pronari, ish-tenisti dhe koleksionisti rumun Ion Tiriac.
I njohur për koleksionin e tij të madh të makinave luksoze, Tiriac nuk kishte kohë të menaxhonte siç duhet flotën e tij në rritje të supermakinave.
Edhe pse ai e bleu këtë Ferrari në fund të viteve ‘80, automjeti mbeti i papërdorur për dhjetë vjet.
Më në fund, pasi u rizbulua, makina u dërgua në Maranello për t’u restauruar.
Kjo neglizhencë e pazakontë ndodhi në një kohë kur teknologjia nuk ofronte të njëjtat komoditete si sot, dhe ishte pronari i garazhit ai që kontaktoi Tiriac për t’i kujtuar ekzistencën e këtij automjeti.
Në atë kohë, mungesa e hapësirës adekuate për të ruajtur makinat, e bëri koleksionistin ta parkonte në një vend të përkohshëm.
Pavarësisht braktisjes së gjatë, Ferrari nuk pësoi dëme të pariparueshme, por ishte e nevojshme të çmontohej dhe rivendosej motori i tij.
Tiriac, i cili bëri pasurinë e tij si sportist dhe biznesmen gjatë Luftës së Ftohtë, është një nga koleksionistët më të rëndësishëm në Evropë, me një koleksion që arrin në rreth 400 automjete.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co