Paris Saint-Germain vazhdon të vëzhgojë Marcus Thuram. Nuk është mister që kampionët e Francës do t’i thonë lamtumirë Kylian Mbappé-së në fund të sezonit dhe sulmuesi i Interit mund të jetë i përshtatshëm për skuadrën e drejtuar nga Luis Enrique. 26-vjeçari Thuram ka realizuar 10 gola dhe ka dhuruar 7 asiste, në këtë sezon në Serie A.
Marcus Thuram kushton jo pak, por 80 milionë euro. Natyrisht, nëse gjithçka shkon mirë, të ardhurat do të përdoren për blerjen e lojtarëve që do të vihen në dispozicion të trajnerit të zikaltërve, Inzaghi, për sezonin e ardhshëm. Emrat që mund të afrohen në Milano janë ato të Alessandro Buongiorno dhe Albert Gudmundsson që Torino dhe Genoa vlerësojnë përkatësisht 40 milionë euro.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co