Kuvendi Republikan, paraqitja e parë publike e ish-presidentit Trump pas atentantit ndaj tij

kuvendi republikan paraqitja e pare publike e ish presidentit trump pas atentantit ndaj tij



































Ish-presidenti Donald Trump bëri një rikthim të fuqishëm në sytë e publikut, në ditën e parë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Republikane të hënën vonë, dy ditë pasi u plagos në një atentat gjatë një tubimi elektoral në Pensilvani.

Trumpp

Kuvendin e Partisë Republikane e ndoqi korrespondentja e Zërit të Amerikës Carolyn Presutti, e cila solli këtë material nga qyteti Miluoki në Viskonsin.

Ishte paraqitja e parë publike e ish-presidentit Trump që nga atentanti ndaj tij. Ai nuk pati nevojë të mbajë një fjalim për të nxitur brohoritjet e delegatëve në mbështetje të tij.

Pranë tij qëndronte senatori i Ohajos, J.D. Vance, të cilin zoti Trump e zgjodhi si numrin dy në garën presidenciale, një nga sekretet më të mëdha politike të këtij viti që u zbulua në ditën e parë të Kuvendit Republikan.

Senatori Vance, 39 vjeçar, sjell brezin e ri nĂ« zgjedhjet presidenciale. I njohur pĂ«r autobiografinĂ« mbi jetĂ«n e vĂ«shtirĂ« qĂ« kishte nĂ« njĂ« zonĂ« tĂ« thellĂ« tĂ« AmerikĂ«s, “Hillbilly Elegy”, ai Ă«shtĂ« njĂ« ish-marins dhe njĂ« konservator qĂ« dikur e quante zotin Trump “Hitleri i AmerikĂ«s”.

Presidenti Biden e quajti zotin Vance njĂ« “klon” tĂ« zotit Trump.

Njoftimi erdhi në ditën e parë të Kuvendit Kombëtar Republikan, para 2 mijë e 400 delegatëve shtetëror që premtuan votat e tyre për zotin Trump, i cili edhe mori emërimin zyrtar të partisë.

Jo shumë larg vendit ku po zhvillohej kuvendi, po mbaheshin protesta kundër politikave republikane dhe zotit Trump.

“Mendova se ishte me rĂ«ndĂ«si t’u kujtoja njerĂ«zve se kemi dy kandidatĂ« dhe njĂ«ri prej tyre akuzohet pĂ«r 34 vepra penale”, thotĂ« John Miller, banor i Miluokit.

Por përzgjedhja e nënpresidentit dhe rikthimi pas atentatit fuqizoi mbështetjen për zotin Trump.

“Nuk po diskutohet pĂ«r tĂ« kaluarĂ«. Po diskutohet pĂ«r tĂ« ardhmen,mĂ«nyra se si ecim pĂ«rpara si vend dhe çështjet qĂ« ndikojnĂ« tek populli amerikan”, thotĂ« ligjvĂ«nĂ«si republikan nga Nju Jorku Michael Lawler.

Sot zhvillohet dita e dytë e Kuvendit Republikan, ndërsa punimet e tij mbyllen të enjten kur edhe pritet të mbajë një fjalim kandidati republikan Donald Trump./VOA

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →