Spanja duket se në letër ka edhe kundërshtarin më të dobët në fazën e 1/8 të finaleve të Euro 2024.
Skuadra e teknikut Luis de la Fuente do të luajë ndaj skuadrës surprizë të këtij evropiani, ndaj deputuesëve të Gjeorgjisë, që u kualifikuan pas suksesit të arritur në ndeshjen e fundit ndaj Portugalisë.
Pavarësisht kundërshtarit, mbrojtësi i “La Roja-s” Carvajal nuk kërkon asnjë nënvlerësim nga ana e shokëve të tij të skuadrës.
“Jam përballuar plotë 4 herë me Kvaratskhelian gjatë këtij viti, e njoh shumë mirë atë. Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm. Gjeorgjia është një skuadër kompakte që luan me shumë dëshirë, ata kanë një trajner shumë të zotë. E rëndësishme është që ne të japim maksimumin dhe t’i vlerësojmë si duhet”, theksoi mbrojtësi i Real Madrid.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co