“Ky është dimri i fundit i keq për shqiptarët” – Gjekmarkaj: Ne nuk jemi dorëzuar, bashkë do të sjellim fitoren

ky eshte dimri i fundit i keq per shqiptaret gjekmarkaj ne nuk jemi dorezuar bashke do te sjellim fitoren








































Drejtuesi politik i PD i qarkut të Lezhës, njëherësh edhe nënkryetar i PD, Agron Gjekmarkaj, zhvilloi sot një takim festiv me demokratët e qytetit të Lezhës.

MixCollage-21-Dec-2024-08-24-PM-2840

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Gjekmarakaj thekson se “ky është dimri i fundit i keq për shqiptarët dhe stina e fundit politike për Edi Ramën dhe oborrtarët e tij që nuk i bënë një të mirë Lezhës në 12 vjet.”

2222

Teksa akuzon socialistët për shkatërrim të arsimit, bujqësisë, shëndetësisë dhe ekonomisë, Gjekmarkaj shprehet i bindur se me mbështetjen e shqiptarëve, PD do të triumfojë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit të vitit që vjen.

“Ne kemi me vete shumicën e qytetarëve”, shkruan demokrati ndër të tjera.

471266720_899722362338915_4387721171436486962_n

Postimi i plotë

Takim festiv me demokratë e qytetarë të Lezhës. Në këtë mbrëmje që na ka bërë kaq shumë së bashku, ju përcjell urimet e mija më të përzemërta , Ju dhe familjeve Tuaja për gjithë kontributin, mundin dhe sfidat ndaj kauzave të PD.

Njëkohësisht një përshëndetje të veçantë keni nga Kryetari i PDSH-së, Prof.Dr. Sali Berisha, i cili iu shpreh gjithë respektin për të gjithë atë që keni bërë në emër të opozitës.

Ne kemi kaluar rrugë të mundimshme dhe përvoja të vështira por falë qëndresës, përkushtimit dhe guximit kemi arritur hapa suksesi në të gjithë historinë e shtetit shqiptar.

Ne nuk jemi dorëzuar, dhe siç jemi sonte në këtë mbrëmje festive, kështu po të bashkuar do të sjellim festën e madhe të Shqipërisë, fitores së pranverës së ardhshme duke votuar PD, partinë e sukseseve të mëdha.

Ky është dimri i fundit i keq për shqiptarët dhe stina e fundit politike për Edi Ramën dhe oborrtarët e tij që nuk i bënë një të mirë Lezhës në 12 vjet. Përkundrazi, zhbënë shumëçka, arsimin, bujqësinë, shendetësinë, ekonominë dhe më të keqen, detyruan të emigrojnë qindra mijëra shqiptarë.

A ngjajmë ne me bandën e Rilindjes? Joooo në asgjë , jemi krejt të ndryshëm, ne jemi Partia që të mundurat i bën të mundura! Ne kemi me vete shumicën e qytetarve !

Ndaj, kjo mbrëmje urimi lë të jetë oguri i nisjes së një punë të madhe të përbashkët për kthimin e besës, shpresës dhe ndryshimit. Është rradha jonë !
Zoti i bekoftë demokratët e Lezhës, shqiptarët, Shqipërinë dhe të ardhmen e saj!

470863551_899725792338572_7292838598387365559_n

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →