Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka deklaruar se për Ligjin e Investimeve Strategjike ka shkatërruar realisht konceptin e konkurencës dhe tregut.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo u shpreh se qeveria nga një anë deklaron Vjosën si Park Kombëtar dhe me dorën tjetër nënshkruan masakrën e zonave të mbrojtura si Lumi Vjosës.
“Ky ligj nuk duhet lejuar të kalojë!”, bëri thirrje Tabaku.
Postimi:
Pak dite më parë në një takim me shoqatat ambientaliste lidha shtyrjen e afatit për Ligjin e Investimeve Strategjike me kërkesat e sjella për Ligjin e Zonave të Mbrojtura.
Duke qënë e kursyer me fjalën pa parë faktet nuk mbireagova sepse drafti i Qeverisë megjithëse ka një javë që është miratuar akoma s’e kishte parë ende askush.
Tanimë që drafti u bë publik dhe meraqet më të mëdha u kthyen në të verteta. Mund të flasim qartësisht për lidhjen e qartë mes dy kërkesave, pasi vetë qeveria haptazi deklaron se investimet strategjike do të mund të ndërtohen në mes të zonave të mbrojtura që janë mrekulli e trashëgimisë sonë natyrore.
Se cilat janë investime strategjike sipas qeverisë shqiptare nuk do shumë mend ta kuptojmë; emrat e përfituesve strategjikë janë publik për të gjithë shqiptarët. Rreziku tanimë është që kjo pakicë që ka përfituar në kurriz të shumicës, do të nisë të marrë edhe pjesë të zonave të mbrojtura duke ia ulur vlerën Shqipërisë.
Prandaj dhe pak kohë më parë, propozova që Ligji i Investimeve Strategjike të pezullohej pasi jo vetëm është në shkelje të MSA por sepse ka shkatërruar realisht konceptin e konkurencës dhe tregut.
Ndërsa sot, paturpësia e shkatërrimit të ambientit që deri dje fshihej pas raporteve fiktive del në pah duke dëshmuar fytyrën e vërtetë të qeverisë që nga një anë e deklaron Vjosën si Park Kombëtar dhe me dorën tjetër nënshkruan masakrën e zonave të mbrojtura si Lumi Vjosës.
Ky ligj nuk duhet lejuar të kalojë!
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co