Sport

La fushën e lojës mes dhimbjesh, Beshiktash jep informacion për dëmtimin e Ernest Muçit

la fushen e lojes mes dhimbjesh beshiktash jep informacion per demtimin e ernest mucit












































Ernest Muçi u dëmtua dje, ndërsa Beshiktash luajti përballë Beshakshehir. Lojtari i Kombëtares u detyrua të lërë fushën e lojës në minutën e 26-të, të ndeshjes së vlefshme për Superligën turke.

muci dhe solskaejer

Klubi turk ka dhënë informacion më të hollësishëm për dëmtimin e Muçit. Sulmuesi shqiptar pati një rezonancë sot, ndërsa tashmë i fillon edhe periudha e rikuperimit.

“Gjakderdhje u konstatua në aduktorin e brendshëm të kofshës së djathtë të Ernest Muçit, i cili ndjeu dhimbje dhe nuk mundi të vazhdonte ndeshjen. Trajtimi i Muçit ka nisur nga ekipi ynë mjekësor”, shkruan Beshiktashi në deklaratën e dhënë.

Muçi konsiderohet titullar nga Solskjaer. Trajneri norvegjez është afruar në një periudhë të vështirë për klubin, që nuk është në pritshmëritë e tifozëve. Aktualisht rrezikojnë vendin e katërt në kampionat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts