Bota Sport

La jashtë Brojën, Mareska: 15 lojtarë nuk stërviten dot me ekipin e parë, kam 43 vetë

la jashte brojen mareska 15 lojtare nuk sterviten dot me ekipin e pare kam 43 vete





































Enco Mareska ka shprehur zhgënjimin e tij me skuadrën e fryrë të Çelsit, duke pranuar se nuk është mirë të kesh kaq shumë lojtarë të përjashtuar nga stërvitjet e ekipit të parë. Çelsi aktualisht ka 43 lojtarë në borderonë e klubit, megjithatë vetëm 28 u zgjodhën për turneun e fundit parasezonal të klubit, me Mareskën që vendosi të lërë shumicën e skuadrës në Londër.

broja

Kjo situatë ka bërë që disa lojtarë të profilit të lartë, duke përfshirë Romelu Lukakun dhe Kepa Arrizabalagan të detyrohen që të stërviten veçmas, teksa blutë përpiqen që të gjejnë zgjidhje në tregun e transferimeve.

Ndërsa klubi punon për të zbutur listën e tij të gjatë, trajneri italian përballet me detyrën e vështirë për të balancuar skuadrën në prag të sezonit të ri, ndërsa po merret me pasigurinë që rrethon të ardhmen e shumë lojtarëve. Kjo është një detyrë e cila po e lodh, ndërsa ai e shprehu zhgënjimin e tij në konferencën për shtyp të së premtes, përpara ndeshjes hapëse të sezonit 2024- 2025 të Premier Ligës kundër Mançester Sitit.

“Për momentin nëse filloj të mendoj se kam 43 lojtarë, nuk është gjë e mirë, kam 28 që stërviten me mua. Pol dhe Lourens (drejtorët sportivë) janë përgjegjës për të gjetur zgjidhje për këta djem dhe jo për mua”. Çelsi aktualisht gjendet në një situatë sfiduese me një skuadër me shifra marramendëse edhe për standardet e Premier Ligës.

Kjo thellësi në skuadër, kryesisht rezultat i merkatove aktive dhe përqendrimit të klubit në rekrutimin e të rinjve, ka krijuar një dilemë logjistike dhe taktike. Një lojtar e ardhmja e të cilit mbetet në udhëkryq është edhe ajo e Konor Gallagerit, i cili pas pesë ditësh qëndrimi në Madrid, në pritje të firmës me Atletikon, aktualisht po stërvitet i vetëm. “Ai nuk do të përfshihet në skuadrën për ndeshjen kundër Mançester Sitit. Në këtë moment, ai po përpiqet të gjejë një zgjidhje me klubin”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts