Matias Soule prej disa javësh është një lojtar i Romës, megjithatë ai nuk e ka harruar Juventusit. Për shkak të ëndrrave dhe synimeve që kishte thurur duke imagjinuar vetën me fanellën bardhezi. Në një intervistë për “Sky”, duke folur për largimin nga Juvja, argjentinasi ka thënë:
“Vjet mendoja se duke bërë mirë me Frozinone do të hyja në planet e Juves. Më pas mora vesh që më kishin shitur te një klub arab, por unë refuzova. Synoja të luaja e të fitoja me Juven dhe Mota më shihte si sulmues, por klubi kishte nevojë për para dhe më shiti. Më dhemb akoma kjo histori, por jam i fokusuar të bëjë më të mirën me Romën sepse dua t’ia shpërblej për besimin e treguar.”
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co