Nisma “Grada Visitante” (tifozët në transfertë), e cila rregullon çmimin e biletave për tifozët në La Liga që udhëtojnë në transfertë, do të rikthehet në Spanjë në sezonin 2024-2025.
Siç bëjnë me dije mediat spanjolle, pasi 16 nga 20 klubet pjesëmarrëse në La Liga kanë nënshkruar marrëveshjen, për të cilën marrin përsipër të ofrojnë një minimum fiks, kuotën e 300 biletave për tifozët që udhëtojnë në transfertë dhe një çmim maksimal prej 30 eurosh. Kjo marrëveshje, e cila udhëhiqet nga parimi i reciprocitetit, përveç që u mundëson tifozëve akses në ndeshjet me çmim të reduktuar, synon të inkurajojë lëvizjen e tifozëve për të shoqëruar ekipet e tyre në ndeshjet e ndryshme që luajnë jashtë fushës së tyre.
“Ne jemi krenarë që mund të shpallim sezonin e dytë të ‘Grada Visitante’. Përgjigja nga klubet dhe tifozët ka qenë shumë e mirë në edicionin e parë dhe ne besojmë se këtë vit do të arrijmë edhe një herë shifra rekord duke ndihmuar tifozët”, tha shefi i shtabit të rezidencës së La Liga-s, Viktor Martoin. kësaj nisme nuk i janë bashkuar vetëm 4 klube, Reali i Madridit, Vajekano, Vijareali dhe Espanjoli.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co