Edhe pse vrasja e Marijes dhe gjyshit të saj ishte e paralajmëruar, askush nuk mundi t’i pajtonte dy familjet.
Emisioni Në Shënjestër në News24, i gazetares Klodiana Lala, hedh dritë mbi përpjekjet që u bënë, për të ndalur gjakmarrjen dhe dy fiset Qukaj e Prroj të falnin gjakun.
Përplasja e tyre i mori jetën Marije Qukajt, 17-vjeçares, që ditën e vrasjes do të shkonte në plazh, por që më pas kishte vendosur të ndihmonte gjyshin në arë.
Kushëriri i saj, Lazër Qukaj ishte betuar në varrin e Marijes se do të merrte hak. Madje as shoqata e Pajtimit të Gjaqeve në Shkodër që kishte tentuar disa herë që të pajtonte familjen Prroj me atë Qukaj nuk ia kishte dalë pasi familja Prroj nuk kishte pranuar.
Skamja e bëri Marijen që të linte atë ditë banesën e saj në periferi të Shkodrës dhe të ngjitej te shtëpia e gjyshit në mal.
Ndërkohë që rasti i saj, ngriti në protestë me qindra njerëz në Tiranë, të cilët me portretin e saj në duar marshuan drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit, duke mbajtur në duar fotografinë e saj. I pranishëm në atë kishte ishte edhe ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu.
Por a është vënë drejtësi për Marijen dhe gjyshin e saj, 12 vite pas largimit nga kjo jetë në mënyrë të padrejtë dhe a duhet të rihapen edhe njëherë hetimet, për të çuar drejtësinë në vend?
Ndoshta me mendimin që shpirti i saj të prehet i qetë, edhe pse ikja e saj në atë moshë, nuk mund të bëjë të ndjehet mirë asnjë shoqëri, kushdo qoftë ajo, që ka sadopak dinjitet në dejet e saj dhe nuk harron.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co