Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka lënë përkohësisht qelinë për të ditën dytë radhazi për të dëshuar në Komisionin Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up, mandati i të cilit përfundon ditën e sotme.
Ish-ministri Beqaj mbërriti në Kryesinë e Kuvendit, ku zhvillohet mbedhja, rreth orës 10:25, i shoqëruar nga forca policie dhe me pranga në duar.
Por, ashtu si ditën e djeshme, Ilir Beqaj u kujdes që të mos i dukeshin prangat. Ai i mbuloi me një xhup të zi, ndërsa në duar mbante edhe një çantë.
Ndërkohë mbledhja e së martës (12 Nëntor) dështoi, pasi Ilir Beqaj edhe pse u paraqit në Komision që prej orës 10:20 të paradites së djeshme, nuk mundi të dëshmojë prej 9 orësh.
Shkak u bënë debatet nëse duhet të zgjatet mandati i Komisionit, i cili përfundon ditën e sotme më 13 nëntorit. Në këtë mënyrë dështoi dhënia e dëshmisë së ish-ministrit Ilir Beqaj në komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi.
Që në nisje të seancës Beqaj kërkoi që të gjithë deklaratën e tij, që ia lejon Rregullorja e Kuvendit, por dhe anëtarët e komisionit, ta prezantonte me tabela në “Power Point”.
Shkak u bënë debatet nëse duhet të zgjatet mandati i Komisionit, i cili përfundon ditën e sotme më 13 nëntorit. Në këtë mënyrë dështoi dhënia e dëshmisë së ish-ministrit Ilir Beqaj në komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi. Që në nisje të seancës Beqaj kërkoi që të gjithë deklaratën e tij, që ia lejon Rregullorja e Kuvendit, por dhe anëtarët e komisionit, ta prezantonte me tabela në “Power Point”.
Çka u kundërshtua nga kryetarja demokrate e komisionit e që çoi në një debat që vazhdoi për 3 orë. Albana Vokshi theksoi se sipas procedurës ai duhet të bëjë një deklaratë dhe jo prezantim. Vokshi tha se komisioni hetimor nuk është as gjykatë as prokurori. Ndërkohë që Plarent Ndreeca u shpreh se kjo që po bën Vokshi, duke mos lejuar Beqajn të mos bëj prezantim dhe video është heqje e fjalës së lirë.
Në replikën e saj për Ndrecën, Albana Vokshi, tha se “nëse Beqaj do të bëjë prezantim të shkojë në Surrel”, duke nënkuptuar këtu kryeministrin Rama, i cili banon në Surrel. Seanca e djeshme u mbyll me propozim të nënkryetarit të komisionit, Plarent Ndreca, i cili tha se “nuk po i japim dot drejtim”.