23:53 – 17.02.2024
Endrik Beba ka qenë personazhi i radhës që ka lënë shtëpinë e “BBV3”, pas një nominimi me Eglën dhe Françeskën.
Në komentet e para pas daljes nga shtëpia, Beba tha se gjatë rrugëtimit të tij në Big Brother zgjodhi të mos të ofendonte dhe të luftonte në kotësi kundër banorëve sikurse një pjesë e tyre kanë bërë kundër tij. Beba theksoi se në Big Brother bën tifo për Gracianon, pasi ai ka qenë një person shumë i artikulueshëm që di ti rezistojë debatit shumë mirë.
Pjesë nga biseda:
Ledioni: Si nisi dhe si bitisi?
Endriku: Fillimisht mezi prisja të hyja dhe më pas mezi prisja të dilja. Kur do të hyja në Big Brother, kisha marrë edhe unë masa, hyra me laps dhe me letër. Por pasi u ftua, energjia e asaj shtëpie ishte mbytëse. Besoj se kam treguar vetëm 3% të asaj që jam. Unë jam njeri shumë alegro dhe di ti përballojë debatet, por në atë shtëpi zgjodha të mos të ofendoja dhe luftoja në kotësi siç është bërë kundër meje në dy-tre raste.
Ledioni: Kush mendon se ka luftuar në kotësi kundër teje? Eglën e imagjinoj…
Endriku: Patjetër. Shumica e banorëve zgjidhnin të provokonin me fjalë sintetike apo debate që nuk ekzistonin. Ka pasur momente ku në momentin që ne këndojmë një këngë e marrin luftë direkt dhe unë nuk jam ai lloj tipi.
Ledioni: Po por ti je i preferuar jashtë mes shoqërisë, por kur hyre në shtëpi ti kishe një lloj stephje. Dhe kjo është e kuptueshme në ditët në vijim, por ti e pate që në natën e parë. Kur Vëllai i Madh të dha një avantazh që të zgjidhje një krevat dhe ti zgjodhe të mos prekje asnjë tokë duke marrë një krevat bosh.
Endriku: Po, ekzakt. Zgjodha që ti njihja që të gjithë nga zero. Tjetër gjë është ti njohësh nga afër tjetër nga ekrani. Kur hyra në shtëpi, që në momentin që u ndezën dritat dhe ndjeva ngrohtësinë e dhomës, ndryshoi çdo gjë.
Ledioni: Më bëri shumë përshtypje kur the: Unë bëj tifo për Gracianon. Më doli një “bravo” e beftë sepse nuk e prisja.
Endriku: Fillimisht unë bëja tifo për Merin, por ajo pati një mërzitje për mua aty. Më tradhëtoi pak, por…
Meri: Do ta rregullojmë.
Endriku: Pastaj Graciano, ai ka qenë personi i parë me të cilin unë pata një debat sapo hyra në shtëpi. Por unë besoj në meritokraci, jo të bërin gjelin dhe Graciano ka qenë një person shumë i artikulueshëm që di ti rezistojë debatit shumë mirë. Dhe mbi të gjitha nuk ofendon kurrë.
Ledioni: Në raport me kë?
Endriku: Me të gjithë.
Burimi informacionit @top-channel.tv: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co