Laçi përgatitet në shtëpi, ekipi mbetet “kantier i hapur”

laci pergatitet ne shtepi ekipi mbetet kantier i hapur
laci pergatitet ne shtepi ekipi mbetet kantier i hapur

Laçi nën një ritëm disi më të ulët se skuadrat e tjera në merkato, vijon punën për sezonin e ri. Skuadra duket se edhe në këtë sezon do të mbështetet tek elementet kryesorë të edicionit të shkuar.

Gjithsesi, nuk kanë munguar as ndërhyrjet në merkato, ku deri më tani janë afruar Kleandro Lleshinga Kukësi dhe Samuel Opeh, i cili mbetet për t’u parë sa i përket cilësive që zotëron. Nga ana tjetër, largime të konfirmuara janë ato të Klinti Qatos, që firmosi te Vllaznia, Sobouales, i transferuar te Prishtina dhe të Dajkos, i cili kaloi në Ukrainë te Sherkai.

Nga ky i fundit klubi përfitoi edhe financiarisht një shumë prej afro 200 mijë eurosh. Sa i përket seancave stërvitore, ekipi i Armando Cungut po trajnohet në fushën me bar natyral në qytetin e Laçit, ku janë edhe të gjitha kushtet e nevojshme të përgatitjeve.

Duhet thënë se kurbinasit mbeten si një kantier i hapur, me shumë mangësi, që shpresohet të plotësohen në ditët në vijim. Para pak ditësh kurbinasit zhvilluan një miqësore me Korabin, të cilën e fituan 4-0.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →