Ish-trajneri i Interit dhe Milanit, Fabio Kapelo ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport” , ku ka analizuar Serinë A. Ai është ndalur ekzaktësisht tek Milani, Atalanta dhe Lacio.“Tani e konsideroj Atalantën një realitet ekselence jo vetëm në Itali, por edhe përtej kufijve. Fitimi i Ligës së Europës i ka dhënë një ndërgjegjësim të madh grupit të Gasperinit dhe nuk është rastësi që sot, ndryshe nga e kaluara, fitojnë edhe kur nuk janë shumë brilantë, si psh ndaj Udinezes. Ata vuajtën nga pikëpamja fizike, por sollën në shtëpi tre pikët.
Lacio? Për mua Lacio është skuadra që luan futbollin më të mirë në Itali. Ajo ka presing të madh, ka vertikalitet, është e rrezikshme në sulm dhe me Zaganjin ka një element cilësie dhe imagjinate të aftë për të ndryshuar fatin e një ndeshjeje në çdo moment. Pyetja është e zakonshme: Baroni është shumë i mirë, por a e ka skuadra thellësinë për të zgjatur muaj e muaj me angazhimin e dyfishtë të Serisë A dhe Ligën e Europës? Nëse përgjigja është po, atëherë tifozët e bardhekaltërve do të mund të ëndërrojnë shumë.
Milano? Nëse do të ishte gjithmonë skuadra e mrekullueshme e parë në Madrid, përgjigja do të ishte padyshim po. Në versionin e Kaljarit megjithatë, do të ishte e komplikuar që Fonseka të rikthehej. Por cili është Milani i vërtetë?”.
PANORAMASPORT.AL