Lajçak për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës: Gjithçka varet nga diskutimet e nesërme

lajcak per heqjen e masave te be se ndaj kosoves gjithcka varet nga diskutimet e neserme
lajcak per heqjen e masave te be se ndaj kosoves gjithcka varet nga diskutimet e neserme

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ka thënë se është diskutuar për normalizimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë.

Derisa ka folur për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, Lajçaku ka thënë se kjo do të kuptohet vetëm nesër pas diskutimeve të vendeve anëtare të bllokut.

“Është për të diskutuar për normalizimin e situatës midis Kosovës dhe Serbisë. Kemi një marrëveshje, duhet ta përshpejtojmë implementimin e saj, kjo është çështja  parë që e kemi diskutuar sot me Bislimin. Aq sa di çështja e masave do të diskutohet nesër në sektorin politik të vendeve anëtare dhe gjithçka do të varet prej këtyre diskutimeve. Nesër do ta kuptoni se çka ka në raport, mua nuk më lejohet të them asgjë sot”, ka thënë ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →