LAJM I FUNDIT/ Arrestohen në Dubai Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj

lajm i fundit arrestohen ne dubai plarent dervishaj dhe julian mecaj





































Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka bërë me dije se janw arrestuar në Dubai Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj.

arrestim

Dervishaj dhe Meçaj kërkoheshin nga autoritetet shqiptare për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, te mbikalimi i Shkozetit, ngjarje e ndodhur në vitin 2019.

“Mund t’ju them se policia e shtetit është parteri më i rëndësishëm me të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë përsa i përket luftës kundër krimit të organizuar. Në një bashkëpunim të shkëlqyer me SPAK dhe Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, unë mund të bëj me dije se në kuadrin e informacione e operacioneve të fshehta policore, policia e shtetit ka bërë të mundur sot arrestimin e dy eksponentëve të krimit të organizuar, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj. Ky lloj bashkëpunimi është kontribut i mundit, djersës dhe gjakut, të këtyre djemve dhe vajzave të policisë, por dhe bashkëpunimit me Emiratet e Bashkuara për këtë operacion të fshehtë”, tha Rrumbullaku

Në lidhje me lirimin nga qelia të Durim Bamit, drejtori i Policisë tha se nuk është liruar por është ndryshuar masa e sigurisë.

Sipas tij, Bamit i ka mbaruar afati i qëndrimit në paraburgim, ndaj edhe autoritetet kanë caktuar që ai të lihet në arrest shtëpie, nën mbikëqyrje policore.

“Kemi ndryshim të masës së sigurisë, jo lirim. Nëse doni të informacion të saktë, trokisni në derën e policisë”, deklaroi ai.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →