Bota

LAJM I FUNDIT/ Reuters: Sali Berisha mbetet ‘non grata’ në Britani, humb gjyqin në Londër! Ja çfarë thuhet në dokument

lajm i fundit reuters sali berisha mbetet non grata ne britani humb gjyqin ne londer ja cfare thuhet ne dokument

































Ish-kryeministri Sali Berisha ka humbur apelin e tij kundër vendimit të Mbretërisë së Bashkuar që e shpalli atë non grata, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

berisha

Berisha, kreu i Partisë Demokratike kryesore të opozitës në Shqipëri, u përjashtua nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 2022 për lidhjet e tij të dyshuara me krimin e organizuar dhe korrupsionin, të cilin Berisha e mohon, shkruan Reuters.

Ai apeloi vendimin e Home Office në Komisionin Special të Apelimit të Emigracionit (SIAC) në Londër në mars, duke argumentuar se ai u ndalua nga MB në bazë të pohimeve të rreme të paprovuara.

SIAC hodhi poshtë sfidën e Berishës në një vendim me shkrim këtë të hënën (17 qershor).

“E gjejmë të pavend aplikimin e formulës të imunitetit si ish-kreu i një shteti i aplikuar në këtë apel. Për këtë arsye dhe të tjera të trajtuara në sesionin e mbyllur kundërshtia e zotit Berisha për ti ndaluar hyrje në Britaninë e Madhe rrëzohet”, thuhet në vendim.

Vendimi i Britanisë për të shpallur non grata Sali Berishën nga erdhi një vit pasi ai u sanksionua edhe nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion të dyshuar dhe abuzim me pushtetin.

Berisha, 79 vjeç, përballet me akuza në Shqipëri se ka përdorur ndikimin e tij kur ishte kryeministër midis viteve 2005 dhe 2009 për të favorizuar bashkëshortin e vajzës së tij në privatizimin e tokës shtetërore, të cilat ai dhe vajza e tij e mohojnë, thuhet më tej në shkrimin e Reuters.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts