LAJM I FUNDIT/ Sherri me grushte e shkelma pas një koncerti në Palasë, policia shpall në kërkim dy persona

lajm i fundit sherri me grushte e shkelma pas nje koncerti ne palase policia shpall ne kerkim dy persona





































Janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë lidhur me sherrin e ndodhur dy ditë më parë në Palasë, rreth orës 02:20 të mëngjesit të datës 25.08.2024.

me-grushte-dhe-shkelma-momenti-kur-nje-grup-te-rinjsh-dhunojne-42-vjecarin-ne-palase-pas-koncertit-video-1020x600

Mësohet se në kërkim janë shpallur shtetasit Fatmir Bejo, 30 vjeç, banues në Durrës, dhe Klajdi Cerri, 32 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas informacioneve nga policia, nga konflikti me grushte e shkelma mësohet se ka mbetur i plagosur edhe një tjetër person, i identifikuar si shtetasi me iniciale F. A., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Kujtojmë se më herët policia raportoi se i lënduar mbeti shtetasi me iniciale L. K.,  42 vjeç, ndërsa në kërkim u shpallën fillimisht shtetasit me iniciale Xhoni Spaho, 28 vjeç, banues në Tiranë, dhe Genti Baleci, 49 vjeç, banues në Durrës.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë/Informacion shtesë

Në vijim të njoftimeve të dhëna më datë 26.08.2024 dhe 27.08.2024, për një konflikt fizik të ndodhur në ambientet e një kompleksi në fshatin Palasë, ju informojmë se:

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konfliktin e ndodhur rreth orës 02:20 të mëngjesit të datës 25.08.2024, në ambientet e një kompleksi, në fshatin Palasë.

Pas këqyrjes së kamerave dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i 2 personave të tjerë dhe shpallja në kërkim e tyre, konkretisht e shtetasve:

F. B., 30 vjeç, banues në Durrës, dhe K. C., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Më herët, policia ka shpallur në kërkim shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, dhe G. B., 49 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore është bërë i mundur edhe identifikimi i një tjetër shtetasi, i cili ka mbetur i dëmtuar në këtë konflikt për motive të dobëta, konkretisht shtetasi F. A., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xh. S., G. B., F. B., dhe K. C.

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →