LAJM I FUNDIT/ SPAK e mori të pandehur për shpërdorim detyre, arrestohet ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja

lajm i fundit spak e mori te pandehur per shperdorim detyre arrestohet ish deputeti i ps jurgis cyrbja





































Ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja është arrestuar sot me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Jurgis Çyrbja 2

Çyrbja u dorëhoq nga mandati më 9 Tetor, vetëm pak ditë pasi u paraqit në SPAK, por sipas ish-deputetit, kjo nuk kishte lidhje me vendimin e tij.

Ai ka deklaruar se nuk ka asnjë shqetësim të natyrës ligjore, por që ka nevojë të kujdeset për shëndetin.

Jurgis Çyrbja u paraqit sërish në SPAK një ditë pasi dorëzoi mandatin dhe u mor i pandehur për “shpërdorim detyre”.

Ish-deputeti socialisit akuzohet për shpërdorim detyre në kohën kur ishte drejtues i Hipotekës së Durrësit. Pas dorëheqjes së tij, KQZ i dha mandatin e deputetit Erjon Mekajt.

Gazetari Igli Celmeta, në një lidhje live me News 24, tha se Çyrbja është denoncuar nga Edi Paloka vite më parë, kur ishte drejtor hipoteke në Durrës.

“SPAK dhe Policia kanë informuar se është arrestuar ish-deputeti i PS Jurgis Çyrbja. Ai u mor i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për një denoncim nga Edi Paloka disa vite më parë, kur Çyrbja drejtonte Hipotekën e Durrësit”, tha Çelmeta.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →