LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Berat

lajm i fundit te shtena me arme zjarri ne berat











































Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të enjte në lagjen “Donika Kastrioti” në afërsi të spitalit në Berat. policia

Uniformat blu bëjnë me dije se dy shtetas me iniciale A. M., dhe A. Dh, banues në Berat, kanë njoftuar Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat se dy persona që lëviznin me një automjet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, në lagjen “Donika Kastrioti”, në afërsi të spitalit.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Policia bën me dije se pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i reagimit të shpejtë dhe punës paraprake hetimore është bërë i mundur identifikimi i dy autorëve që kanë qëlluar me armë zjarri, por për arsye hetimi policia nuk bën me dije gjeneralitetet e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e tyre.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

NJOFTIMI

Berat/Informacion paraprak

Shtetasit A. M., dhe A. Dh, banues në Berat, kanë njoftuar Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat se dy persona që lëviznin me një automjet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, në lagjen “Donika Kastrioti”, në afërsi të spitalit. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i reagimit të shpejtë dhe punës paraprake hetimore është bërë e mundur identifikimin i dy autorëve që kanë qëlluar me armë zjarri por për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e tyre.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →