Lajm i keq për Barcelonën. Në kuadër të ndeshjes së dytë të Champions League me Napolin, të planifikuar pas një jave në Spanjë, Blaugranët, përveç Gavi, do të duhet të heqin dorë edhe nga shërbimet e Frenkie de Jong dhe Pedri. I pari ka pësuar një ndrydhje të ligamentit anësor të jashtëm të kyçit të këmbës së djathtë, ndërsa i dyti ka probleme në kofshën e këmbës së djathtë.
Në këto kushte, trajneri Xavi duhet të mendojë për alternativat, për një sfidë kaq të rëndësishme për ecurinë e skuadrës në këtë edicion. Kujtojmë që akti i parë ka përfunduar me shifrat 1-1.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co