Lajm i mirë për Allegrin, sulmuesi rikthehet në stërvitje

lajm i mire per allegrin sulmuesi rikthehet ne stervitje
lajm i mire per allegrin sulmuesi rikthehet ne stervitje

Juventus vazhdon përgatitjet përpara ndeshjes kundër Milanit të planifikuar për të shtunën në orën 18:00 në Allianz Stadium. Sot në mëngjes skuadra e Massimiliano Allegrit zhvilloi një seancë stërvitore në Continassa, teksa trajneri i Juventusit mori një lajm të mirë, pasi Moise Kean ka nisur sërish stërvitjet me pjesën tjetër të grupit.

24-vjeçari luajti 13 minuta në derbi ndaj Torinos, ndërsa mungoi ndaj Cagliarit dhe Lazios. Kean, edhe pse është impenjuar në 17 ndeshje, nuk ka provuar ende shijen e golit.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co