Lajm i mirë për Guardiolën, Foden rikthehet në stërvitje me Sitin

lajm i mire per guardiolen foden rikthehet ne stervitje me sitin




































Mançester Siti ka marrë lajmin e mirë pasi Fill Foden u kthye në stërvitje të mërkurën.

foden

Mesfushori 24-vjeçar ka munguar në tre javët e fundit për shkak të një virozë të vazhdueshme dhe ka humbur ndeshjet e Sitit me Ipsuiçin dhe Uest Hemin. Anglezi, fillimisht u emërua në skuadrën e Anglisë për ndeshjet e tyre kundër Republikës së Irlandës dhe Finlandës, përpara se të detyrohej të tërhiqej, së bashku me Kol Palmerin dhe Oli Uotkinsin.

Megjithatë, tashmë Foden, i cili ka luajtur vetëm 45 minuta këtë sezon në Premier Ligë, është rikthyer në stërvitje dhe po fiton gjendjen më të mirë fizike.

Ai u pa duke dyluftuar për topin së bashku me Mateo Kovaçiçin, i cili sapo është kthyer pas largimit një javor me Kroacinë, ndërsa Kajl Uoker u rikthye gjithashtu në fushën stërvitore pasi humbi grumbullimin me Anglinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →