Albion Marku nuk do të jetë në dispozicion të stafit teknik të Dinamos për ndeshjen e radhës me Skënderbeun, që luhet të shtunën në “Niko Dovana”. Pas tërheqjes muskulore të gradës së parë që mbrojtësi ka pësuar, i duhen disa ditë që të rikthehet në stërvitje, që do të thotë se ka humbur Skënderbeun dhe është në dyshim të fortë edhe për sfidën e prapambetur me Teutën, e cila luhet mesjavën e ardhshme. Vendin e titullarit për të shtunën pritet ta marrë Jorgo Meksi, një nga afrimet e janarit që ende nuk ka debutuar me fanellën blu.
Për pjesën tjetër të formacionit, mbetet të shihet se cilat do të jenë lëvizjet e trajnerit Dritan Mehmeti, më konkretisht, nëse do të kemi ndonjë rikthim të Gudiabit në mesfushë, apo jo. Për pjesën e sulmit, me shumë mundësi do të vazhdohet me 4-shen Vila-Zabërgja-Denison-Kaçorri.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co