Gjykata e Apelit ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj Arbër Paplekajt, ish-efektivit të RENEA-s i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të 2021.
Shtyrja e gjyqit ndaj Paplekajt vjen pas vendimit të Dhomës së Avokatisë për të bojkotuar për tre ditë seancat pas dhunës së ushtruar ndaj kolegut të tyre, Sokol Mëngjesi, i cili ndodhet në intubim në një klinikë private në Athinë.
Seanca e radhës ndaj Arben Palekajt është planifikuar të zhvillohet më datën 21 Qershor në orën 09:30.
“Përshëndetje! Në vijim të komunikimeve mbi veprimtarinë e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju njoftojmë se:
Sot me date 05.06.2024, ora 09:30, ishte planifikuar seanca gjyqësore e cështjes penale ndaj te pandehurve Arbër Paplekaj, etj.
Mbi bazën e vendimit nr. 1, datë 04.06.2024 të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë për “Bojkotimin e të gjitha proçeseve gjyqësore civile, penale….”, seanca gjyqësore u shty në datë 21.06.2024, ora 09:30. Ju faleminderit!”, njoftoi gjykata.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co