Lajmi i fundit/ Dhunoi për vdekje Elgi Progën, arrin në Gjykatë 29-vjeçari Denis Meçe dhe tre të arrestuarit e tjerë! Jashtë godinës, familjarë të viktimës

lajmi i fundit dhunoi per vdekje elgi progen arrin ne gjykate 29 vjecari denis mece dhe tre te arrestuarit e tjere jashte godines familjare te viktimes





































Ka mbërritur në Gjykatë, autori i dyshuar i vrasjes së Egli Progës, krim i ndodhur pasditen e së shtunës (10 gusht) në lagjen nr.1 të qytetit të Pogradecit.

vrasje pogradec denis mece egli proga

Denis Meçe mbërriti në ambientet e Gjykatës së Korçës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Gjithashtu në institucionin e drejtësisë mbërrinë dhe tre të akuzuarit për moskallëzim krimi Voltan Shulku, Arian Manellari, Leonidha Guçe për moskallëzim krimi.

Në ambientet e jashtme të godinës ndodhen edhe familjarë të viktimës, mes tyre motra e Egli Progës, e cila kërkonte të shikonte autorin e dyshuar të krimit dhe të arrestuarit e tjerë.

Familja e viktimës ka pretenduar se policia ka fshehur vrasjen e 42-vjeçarit, duke deklaruar se Elgi Proga kishte vdekur pasi është rrëzuar në rrugë në gjendje të dehur. Gjithashtu kanë deklaruar se në vrasjen e tij nuk është përfshirë vetëm një person, por hedhin akuza për krim të ndodhur në bashkëpunim.

Dëshmia e motrës

Jonida Proga: Më ka marrë djali tezes në telefon dhe më tha urgjent në spital. Vrapoj për atje, futem te urgjenca, shoh Eglin të shtrirë, të masakruar. Mjekët ishin duke i dhënë ndihmën e fundit, ai ndoshta kishte mbaruar në atë moment, po i bënin elektroshok.

Ne se pranonim dot që kishte ndodhur derisa mjekët thanë që ti hiqnin pajisjet, nuk mund ta kthenin në jetë. Në shok kam dalë jashtë, pyes policët çfarë ka ndodhur dhe më thonë është rrëzuar. Kanë folur për pjesën që është rrëzuar e deri që nuk e dimë, por jo të thoshin kemi lëshuar njerëz, po mbledhim prova, po marrim kamerat, po pyesim dëshmitarë. Policia ka lëvizur shumë vonë.

Do të thotë që kanë qenë në lëvizje nga të tjerët për t’u sjellë kështu. Nuk na kishin thënë që kishte pasur sherr. Mirë që si lexova mediat, kur thuhej që ka qënë në gjendje të dehur dhe është rrëzuar, se nuk e di si do ta përballoja. I kam hapur mediat shumë me vonesë.

Dallohej qartazi që ishte dhunuar, por nuk thuhej nga askush që ishte i dhunuar. Askush nuk thoshte që është bërë një vrasje, që e kanë vrarë dhe e kanë masakruar në mes të rrugës në tufë, e kanë hedhur në rrugë, e kanë braktisur, e kanë lënë. Ambulanca nuk vinte. Djali i tezes e gjeti vëllain të rrethuar me njerëz, ambulanca u vonua gjysëm ore që Pogradeci për 2 minuta arrihej. Policia nuk pranonte të lëvizte trupin pa ardhur ambulanca, mund të ishte gjallë aty, mund ta shpëtonin. (Qan)

Egli ishte njeriu më i butë, çuni më i dashur, e donin të gjithë, ishte familjar, ishte në punën e tij. Sa ka mbyllur punën, ishte në qejf, nuk e di çka ndodhur. E kanë kthyer, e kanë provokuar, e kanë ngacmuar dhe më pas e kanë vrarë. Është vrasje në bashkëpunim, s’është vetëm një njeri, këtu është në bashkëpunim edhe shteti që ka pritur, që ka fshehur ngjarjen. Aty ku ishte i shtrirë ai kalonin makinat, nuk ka patur shirita, njerëzit kafe, një njeri i shtrirë aty.

Kjo është vrasje nga të gjitha anët, me gjakftohtësinë më të madhe, nuk është një vrasës, kjo gjë sapo ka filluar dhe mos të zgjasë duart askush, të mos guxojë askush të bëhet palë, të mos e gënjejë mendja. Kushdo që ka guxuar mos të guxojë më.

Të hetohet çdo gjë në detaje, çdo gjë që ka ndodhur, çdo gjë që është bërë në bashkëpunim, çdo frymë që ka kaluar atje, çdokush që e ka parë, gjithë plehrat që janë fshehur, çdo kafshë që ka guxuar të jetë atje e ka frikë e fshihet. Si thonë që nuk kemi parë gjë kur shohin të masakrohet një njeri i pambrojtur? Kush është i forti këtu kur goditet i pambrojturi”.

Deklarata e policisë:

ogradec/ Konfliktohet për motive të dobëta me një shtetas dhe gjatë konfliktit i shkaktoi dëmtime me pasojë vdekjen, kapet dhe vihet në pranga nga Policia autori i dyshuar.

Në pranga edhe tre shtetas të tjerë për moskallzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Në lagjen nr. 1 Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi D. M., 29 vjeç, dyshohet se jashtë ambienteve të një lokali është konfliktuar fizikisht me shtetasin E. P., 42 vjeç, i cili gjatë konfliktit fizik është rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Shtetasi D. M., 29 vjeç, pas konflikt është larguar nga vendi I ngjarjes por falë reagimit në kohë të Policisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Në vijim të veprimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, shërbimet e Seksioni për Krimet Kundër Personit në DVP Korçë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit:

V. S., 40 vjeç, A. M., 55 vjeç, dhe L. G., 47 vjeç, për veprat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Këta shtetas kanë qenë të pranishëm kur ka nodhur ngjarja dhe nuk kanë kallzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.

Materialet proceduriale i kaluan Prokuroris pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →