Shqiperia

LAJMI I FUNDIT/ Ishin në proces divorci, “çmendet” korçari, i vë flakën bashkëshortes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës.

Sipas informacioneve paraprake nga policia mësohet se një shtetas i cili është në proçes divorci nga bashkëshortja ka lyer këtë të fundit me benzinë.

Ngjarja ka ndodhur pak më parë ndërsa sipas asaj që thotë policia shtetasi me inicialet B.T ka shkuar në banesën ku jeton bashkëshortja e tij dhe ka kryer aktin e rëndë.

Aktualisht gruaja po merr shërbim mjekësor pranë spitalit rajonal të Korçës gjëndja e së cilës nuk dihet akoma ndërsa policia është në kërkim të autorit i cili është larguar nga vendngjarja.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts