Bota Sport

LAJMI I FUNDIT/ Kërcënuan Presidentin e FSHF-së, arrestohen pesë persona. Procedohen penalisht dy të tjerë

lajmi i fundit kercenuan presidentin e fshf se arrestohen pese persona procedohen penalisht dy te tjere





































Policia e Durrësit ka kapur dhe ka vënë në pranga pesë persona dhe proceduar penalisht dy të tjerë, pasi kërcënuan me sms për shkak të detyrës Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

DUUU

Vihen në pranga shtetasit Redian Haxhi, Petrit Selmani, Brajan Selmani, Santiago Selmani dhe Nazmi Selmani.

Një prej të arrestuar, Nazmi Selmani është president i klubit të futbollit, Iliria.

Mësohet se perveç sms-ve, disa prej personave të arrestuar në mënyrë demonstrative kanë shkuar të banesa e Dukës

Njoftimi i policisë:

Durrës

Kërcënuan me sms për shkak të detyrës 62-vjeçarin, Policia kap dhe vë në pranga 5 shtetas si dhe procedon penalisht dy të tjerë.

Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

R.L. 30 vjeç, P.S, 26 vjeç, B.S,  20 vjeç, S.S, 22 vjeç, dhe N.S, 57 vjeç, të gjithë banues në Krujë.

Si dhe u proceduan ne gjendje të lirë shtetasit A.S, 24 vjeç dhe A.S, 39 vjeç, të dy banues në Krujë.

Arrestimi dhe procedimi i tyre u bë pasi: Më datë 30.08.2024, rreth orës 21:30, kanë kërcënuar me anë të një mesazhi telefonik për shkak të detyrës shtetasin A.D, 62 vjeç, banues ne Durrës dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa, me qëllim kërcënimin e tij.

Pas marrjes së  njoftimit, shërbimet e Policisë organizuan punën, duke lokalizuar, kapur dhe shoqëruar  në Komisariat personat e dyshuar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i pesë shtetasve dhe procedimi në gjendje të lirë i dy të tjerëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts