Mjeku i QSUT-së, Arvin Dibra ka pësuar dëmtime fizike pasi u hyri për t’u larë në lumin Bunë.
Raportohet se mjeku kirurg është transportuar me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndërhyrje mjeksore më të specializuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25 në fshatin Dajç, ndërsa nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Gjithashtu nuk dihet gjendja shëndetësore e mjekut Arvin Dibra.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 12:25, në fshatin Dajç, shtetasi A. D., 52 vjeç, kur ka hyrë për tu larë në lumin Buna është dëmtuar fizikisht.
52-vjeçari po transportohet me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndërhyrje mjeksore më të specializuar.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co