Bota

LAJMI I FUNDIT/ Ursula von der Leyen mbetet Presidente e Komisionit Evropian edhe për pesë vite të tjera, ja sa vota siguroi

lajmi i fundit ursula von der leyen mbetet presidente e komisionit evropian edhe per pese vite te tjera ja sa vota siguroi



































Ursula von der Leyen do të mbetet Presidente e Komisionit Evropian edhe për pesë vite të tjera, pasi siguroi një shumicë të madhe në Parlamentin Evropian.

233332

Konkretisht, në votimin që u zhvillua në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg, Ursula von der Leyen mori 401 vota pro, 284 kundër dhe 55 abstenime.

Përveç Partisë Popullore Evropiane, Social Demokratëve dhe Liberalëve të Renew, të cilët tashmë ishin aleatizuar në favor të saj, Ursula von der Leyen mori në momentin e fundit mbështetjen e grupit politik të të Gjelbërve, të paktën shumica e eurodeputetët e saj.

Eurodeputetët nga grupi i djathtë i Konservatorëve Evropianë dhe Reformistëve të Gjeorgjisë Melonit kishin vendosur më parë të votonin sipas ndërgjegjes, pa asnjë vijë qendrore pro ose kundër Ursula von der Leyen

Grupi i ekstremit të djathtë Patriots for Europe, si dhe grupi i së Majtës, kishin kundërshtuar që në fillim Ursula von der Leyen.

Më herët grupi politik i së majtës kishte paraqitur një propozim për shtyrjen e votimit kundër Ursula von der Leyen, për shkak të vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së për mungesën e transparencës në kontratat e vaksinave, propozim i cili u refuzua.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts