Shqiperia

Lajmi i mirë / Miratohet draft-marrëveshja për ndërtimin e sheshit fundor të Bulevardit të Ri në Tiranë

lajmi i mire miratohet draft marreveshja per ndertimin e sheshit fundor te bulevardit te ri ne tirane
lajmi i mire miratohet draft marreveshja per ndertimin e sheshit fundor te bulevardit te ri ne tirane

TIRANE

Këshilli Bashkiak i Tiranës i jep dritën jeshile miratimit të marrëveshjes së grantit me Fondin e Katarit për Zhvillim (FKPZH), për financimin dhe ndërtimin e sheshit fundor të Bulevardit të Ri të Tiranës.

Për realizimin e këtij projekti, Bashkia e Tiranës do të përfitojë një grant prej 11 milionë USD, i bërë i mundur përmes Ambasadës së Katarit në Tiranë.

Bulevardi i Ri i Tiranës, që shtrihet nga ish-Stacioni i Trenit deri në Lumin e Tiranës, është transformuar në një nga zonat më të rëndësishme të kryeqytetit.

Për të plotësuar nevojat infrastrukturore dhe rekreacionale të kësaj zone, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë iniciativën për ndërtimin e sheshit fundor të Bulevardit të Ri, i cili pritet të shërbejë si një vend pushimi për qytetarët dhe turistët.

Sheshi i ri do të ofrojë një mjedis natyror të qetë, duke kombinuar elementë të ujit, gjelbërimit dhe aktiviteteve rekreative e relaksuese. Ky projekt synon të përmirësojë imazhin kulturor të Tiranës, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, duke rritur vlerën e zonës përreth.

Ky projekt, me një rëndësi të madhe për zhvillimin urban dhe rekreativ të Tiranës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts